TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 19:48

Kombëtarja gati për Luksemburgun, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja gati për Luksemburgun, titullarin më të
kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut. Takimi do të luhet nesër, më 6 qershor, duke nisur nga ora 20:00.

Trajneri Rolando Maran nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Anis Mehmeti, i cili do të mungojë për shkak të një gjendjeje gripale. Në anën tjetër, tekniku italian ka marrë një lajm pozitiv me rikthimin e Myrto Uzunit, i cili është rikuperuar plotësisht dhe është gati për të dhënë kontributin e tij.

Mungesa e Mehmetit konsiderohet e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi ai është aktualisht futbollisti me vlerën më të lartë në treg në radhët e Kombëtares. Sipas platformës së specializuar “Transfermarkt”, vlera e tij arrin në 15 milionë euro.

Për Maran, sfida ndaj Luksemburgut përfaqëson një mundësi për të regjistruar fitoren e parë në stolin e Shqipërisë. Ndeshja vjen pas humbjes minimale të kuqezinjve ndaj Izraelit, në një përballje ku skuadra shqiptare nuk arriti të shmangte disfatën.

 

kombëtarja shqiptare miqësorja me luksemburgun

Lini një Përgjigje