TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 20:21

Kupa e Botës rikthen pas 68 vitesh statistikën e paprecedentë, rrëzohet rekordi historik që ka "çmendur" tifozët e Brazilit

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës rikthen pas 68 vitesh statistikën e paprecedentë,
kombëtarja e Brazlit

Botërori 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e Kupës së Botës. Katër ndeshje të luajtura në të njëjtën ditë kalendarike kanë përfunduar në barazim, një situatë që nuk ishte parë që prej vitit 1958.

Sipas të dhënave historike të kompeticionit, është dashur të rikthehemi plot 68 vite pas në kohë për të gjetur një precedent të ngjashëm në fazat finale të Kupës së Botës. Kjo koincidencë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe analistëve të futbollit, jo vetëm për karakterin e saj statistikor, por edhe për lidhjen me një nga momentet më të rëndësishme në historinë e këtij sporti.

Botërori i vitit 1958, i zhvilluar në Suedi, u mbyll me triumfin e parë të Brazilit në Kupën e Botës. Pikërisht në atë turne u shfaq për herë të parë në skenën ndërkombëtare legjenda e futbollit, Pele, i cili në moshën 17-vjeçare mahniti botën me talentin e tij.

Ndërsa Brazili konsiderohet edhe këtë vit si një nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun, shumë tifozë brazilianë kanë lidhur këtë ngjashmëri statistikore me suksesin e vitit 1958.

Kjo simetri e frikshme statistikore ka mjaftuar që tifozët brazilianë të pushtojnë rrjetet sociale, duke e interpretuar këtë ‘anomali’ si një ogur të artë për fitimin e yllit të gjashtë (Hexacampeão)”, thuhet në reagimet që po qarkullojnë gjerësisht në platformat sociale.

Megjithatë, ekspertët kujtojnë se bëhet fjalë vetëm për një koincidencë numerike, pa ndikim real në rezultatet sportive. Pavarësisht kësaj, histori të tilla vazhdojnë të ushqejnë mitet dhe magjinë që e shoqërojnë Kupën e Botës, duke i dhënë kompeticionit një dimension emocional që shkon përtej asaj që ndodh në fushën e lojës.

kupa e botës brazili

1 Komente

  1. F
    Fiqua

    Brazili është katandisur si mos më keq, me lojtar mediokër, pa asnjë llojë taktike dhe bashkëpunim midis repartëve, gjumashë përtacë dhe Neymarin në krye që merret me tiktokun gjithë ditën. Edhe kësaj radhe do të marri Rrypin e Kaishit.

    Lini një Përgjigje