TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 18:51

Vllaznia në “derbin” shqiptar në Ligën e Konferencë, Dinamo e pafat; Elbasani ‘peshkon’ BATE Borisov

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia në “derbin” shqiptar në Ligën e
Liga e Konferencës

Është hedhur këtë të martë shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës, ku tre skuadra shqiptare kanë mësuar rivalët me të cilët do të përballen në rrugëtimin e tyre evropian.

Vllaznia, e vetmja skuadër shqiptare e renditur në vazon e ekipeve favorite, ka përfituar në letër një short më të favorshëm. Shkodranët do të përballen me Malishevën, në një duel mes dy skuadrave shqiptare të rajonit.

Ndërkohë, Dinamo ka pasur një short më të vështirë. Kryeqytetasit do të ndeshen me Astanën e Kazakistanit, një kundërshtar me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Elbasani do të përballet me BATE Borisovin, ekipin bjellorus që ka një histori të gjatë pjesëmarrjesh në kompeticionet evropiane.

Takimet e para të turit të parë të Ligës së Konferencës janë planifikuar të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 16 korrik. Rezultatet e këtyre përballjeve do të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë kalimin në fazën e ardhshme të turneut.

Çiftet e shortit të Ligës së Konferencës:

Dinamo – Astana

Elbasani – FC BATE Borisov

Vllaznia – Malisheva

 

 

vllaznia dinamo elbasani liga e konferencës

Lini një Përgjigje