TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 16:17

Ndodh sherri i parë në Botëror, tifozët argjentinas përplasen ne ata algjeriane në “Times Square” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndodh sherri i parë në Botëror, tifozët argjentinas
tifozët argjentinas-tifozët algjerianë

Argjentina dhe Algjeria do të përballen në orët e para të mëngjesit, në një ndeshje që ka zgjuar interes të madh te tifozët e të dyja kombëtareve. Megjithatë, para sfidës sportive, në Times Square të Nju Jorkut u regjistruan incidente mes mbështetësve të skuadrave.

Përleshja shpërtheu në një prej zonave më të frekuentuara dhe më të fotografuara në botë, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe turistët, të cilët u detyruan të largoheshin nga vendngjarja.

Tifozët argjentinas ishin mbledhur për një “banderazo”, një traditë e njohur e tifozërisë së këtij vendi, ku mbështetësit mblidhen masivisht me flamuj dhe këngë për të mbështetur ekipin përpara ndeshjeve të rëndësishme. Tubimi kishte kthyer Times Square në ngjyrat blu dhe të bardhë të Argjentinës, në prag të ndeshjes hapëse të Grupit J.

Në të njëjtën zonë ndodheshin edhe një numër i madh tifozësh algjerianë, si dhe mbështetës francezë dhe, sipas raportimeve, senegalezë, duke krijuar një atmosferë të tensionuar.

Sipas medias argjentinase Infobae, e cila citon gazetën franceze Le Parisien, incidenti nisi me shkëmbime gjestesh provokuese dhe thirrjesh fyese mes grupeve të tifozëve. Situata më pas degradoi në përplasje fizike, ku u raportuan goditje me grushte dhe shkelma në rrugë.

Policia ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa mediat raportojnë se disa tifozë u shoqëruan dhe u arrestuan pas incidenteve.

tifozët argjentinas tifozët algjerianë kupa e botës

Lini një Përgjigje