Një ngjarje e rëndë ka tronditur atmosferën e Kupës së Botës 2026, duke lënë në hije edhe emocionet sportive.
Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, përjetoi brenda pak minutash dy goditje të rënda: eliminimin e skuadrës së tij nga Anglia me rezultatin 2-1 në fazën e 16-të të turneut dhe humbjen e babait të tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, ku goli i Harry Kane i dha Anglisë kualifikimin, Desabre u paraqit në konferencën për shtyp. Vetëm në fund të saj, ai u njoftua nga Federata Kongoleze e Futbollit për vdekjen e të atit.
Sipas raportimit të Foot Mercato, lajmi iu komunikua në prani të gazetarëve dhe kamerave, në një moment që media franceze e ka cilësuar si rrëqethës dhe surreal.
Kjo tragjedi vjen në fund të një rrugëtimi historik për Republikën Demokratike të Kongos, e cila ishte rikthyer në një fazë finale të Kupës së Botës pas plot 52 vitesh. Foot Mercato ka publikuar gjithashtu pamjet e momentit kur trajneri mësoi lajmin e hidhur.
Lini një Përgjigje