TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 18:06

Rasëll protagonist në Barcelonë, piloti britanik siguron “pole position”, Sharl Lëklerk zhgënjen pas inicidentit në provat zyrtare

Shkruar nga Pamfleti
Rasëll protagonist në Barcelonë, piloti britanik siguron
Xhorxh Rasëll

Xhorxh Rasëll me Mercedes siguroi të shtunën pasdite “pole position” për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, që zhvillohet në pistën e Barcelonës. Për pilotin britanik, ky është “pole”-i i tretë i sezonit, një rezultat që e rikthen në qendër të vëmendjes pas një periudhe jo të lehtë në kampionat.

Në vendin e dytë u rendit Luis Hamilton me Ferrari, vetëm 64 të mijëtat e sekondës më i ngadaltë se Rasëll. Diferenca minimale mes dy pilotëve lë të kuptohet se gara e së dielës pritet të jetë shumë e rivalizuar që në start.

Vendi tretë i takoi italianit Kimi Antonelli me Mercedes, i cili vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të Botërorit. Një paraqitje solide që konfirmon formën e mirë të pilotit të ri italian.

Ndërkohë, zhgënjimi më i madh i kualifikueseve ishte Sharls Lëklerk. Piloti i Ferrarit dëmtoi makinën pas një përplasjeje gjatë sesionit të tretë të provave zyrtare dhe do të detyrohet ta nisë garën nga vendi i 10-të në start.

Kampioni i botës në fuqi, Lando Norris me MekLaren, u klasifikua i katërti, ndërsa Maks Vershtapen me Red Bull u rendit vetëm në vendin e pestë. Pas tij u pozicionua shoku i skuadrës, Isak Hadjar.

Dhjetëshja më e mirë u plotësua nga Oskar Piastri, Liam Lauson, Niko Hylkenberg dhe Sharls Lëklerk. Rezultatet e kualifikueseve tregojnë se gara e së dielës në Barcelonë pritet të jetë e hapur dhe me rivalitet të fortë mes pretendentëve kryesorë.

Rasëll protagonist në Barcelonë, piloti britanik siguron

xhorxh rasëll piloti britanik çmimi i madh i spanjës

Lini një Përgjigje