TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 17:00

Kristiano Ronaldo prek tokën amerikane, mesazhi i CR7 për trofeun e vetëm që i mungon

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo prek tokën amerikane, mesazhi i CR7 për trofeun e
Kristiano Ronaldo

Kombëtarja e Portugalisë ka mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026. Në krye të ekipit është Kristiano Ronaldo, i cili u shfaq i motivuar dhe në formë të mirë fizike përpara nisjes drejt turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Në një prononcim për mediat para fluturimit transatlantik, kapiteni i Portugalisë shprehu entuziazmin e skuadrës për pjesëmarrjen në Botëror.

Jemi shumë të lumtur. E dimë se Botërori është gjithmonë një garë e veçantë. Po shkojmë me shumë shpresë. Nga ana fizike jam mirë, a nuk i keni parë ndeshjet?”, tha Ronaldo me humor.

Për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ky pritet të jetë Botërori i gjashtë dhe i fundit në karrierë. Sulmuesi portugez synon të realizojë një nga objektivat më të mëdhenj të karrierës së tij, fitimin e trofeut të Kupës së Botës, i vetmi trofe madhor që mungon në palmaresin e tij.

Portugalia do të garojë në Grupin K, ku konsiderohet favorite për të siguruar vendin e parë. Luzitanët do të përballen me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë në fazën e grupeve.

Kalendari i ndeshjeve të Portugalisë në Grupin K:

17 qershor: Portugali – Kongo

23 qershor: Portugali – Uzbekistan

27 qershor: Portugali – Kolumbi

I pyetur për objektivat dhe strategjinë e skuadrës, Ronaldo theksoi rëndësinë e fokusimit te çdo ndeshje.

E rëndësishme është të përfundojmë të parët në grup dhe më pas të ecim ndeshje pas ndeshjeje, hap pas hapi, me qetësi dhe vetëbesim”, deklaroi ai.

Me eksperiencën e Ronaldos dhe një skuadër konkurruese, Portugalia synon të luajë një rol protagonist në Botërorin 2026 dhe të shkojë sa më larg në garë.

kristiano ronaldo sulmuesi i portugalisë kupa e botës

Lini një Përgjigje