TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2026, 16:27

Rekordmen me trajnerin Ilir Daja, sulmuesi shqiptar gati për hapin e madh në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Rekordmen me trajnerin Ilir Daja, sulmuesi shqiptar gati për hapin e madh
Ilir Daja-Albion Rrahmani

Albion Rrahmani mund të jetë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij. Sulmuesi kosovar, i cili aktivizohet te Sparta e Pragës, ka tërhequr vëmendjen e klubit italian Venecia, që sipas raportimeve ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.

Kartoni i 25-vjeçarit vlerësohet rreth 8 milionë euro, një shifër që mund të bindë klubin çek të shqyrtojë ofertat e mundshme. Sparta e Pragës investoi 5 milionë euro për ta transferuar Rrahmanin dy vite më parë, pas paraqitjeve të tij të mira te Rapidi i Bukureshtit.

Rrahmani mbetet një nga futbollistët më të spikatur që ka prodhuar Superliga e Kosovës në vitet e fundit. Transferimi i tij nga Ballkani në vitin 2023 shënoi një rekord për klubin nga Theranda, i cili përfitoi 1.35 milionë euro nga shitja e sulmuesit, në periudhën kur skuadra drejtohej nga trajneri Ilir Daja.

Pas eksperiencave në Kosovë, Rumani dhe Çeki, Rrahmani duket i gatshëm për një sfidë të re në një nga kampionatet më të forta evropiane. Mbetet për t’u parë nëse negociatat mes palëve do të konkretizohen dhe nëse sulmuesi kosovar do të transferohet në Serinë A gjatë merkatos së verës.

albion rrahmani sulmuesi shqiptar ilir daja venecia

Lini një Përgjigje