TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 18:40

Shansi i fundit i Ronaldos për të fituar Botërorin, CR7 nga minuta e parë kundër Kongos dhe vendos rekord

Shkruar nga Pamfleti
Shansi i fundit i Ronaldos për të fituar Botërorin, CR7 nga
Portgali-Kongo

Portugalia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në një ndeshje që nis në orën 19:00. Përballja vjen me vëmendje të madhe, jo vetëm për rëndësinë e saj sportive, por edhe për një rekord historik që mban firmën e Kristiano Ronaldos.

Kapiteni i Portugalisë është përfshirë në formacionin titullar dhe do të udhëheqë skuadrën në përpjekjen për të avancuar drejt objektivit të madh, triumfit në Kupën e Botës.

Formacionet zyrtare janë publikuar pak para nisjes së takimit, ndërsa Ronaldo ka hyrë në histori duke vendosur një rekord të ri. Në moshën 41 vjeç e 132 ditë, ai është lojtari më i vjetër në historinë e Botërorit që e nis një ndeshje si titullar, pa përfshirë portierët.

Sulmuesi legjendar do të jetë pika kryesore e repartit ofensiv portugez, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij të rëndësishëm në kombëtaren luzitane.

Shansi i fundit i Ronaldos për të fituar Botërorin, CR7 nga

portugalia kongo kupa e botës

Lini një Përgjigje