TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 14:52

Veshi bluzë krishtlindjesh sepse nuk kishte fanellë të kombëtares, vogëlushi meksikan surprizohet nga tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Veshi bluzë krishtlindjesh sepse nuk kishte fanellë të

Një moment i thjeshtë në tribuna është kthyer në histori virale, pasi një djalë i vogël, tifoz i ri i Meksikës, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Afrikës së Jugut.

Meksika e nisi turneun me një fitore 2-0 në “Estadio Azteca” më 11 qershor, por përtej rezultatit në fushë, vëmendjen e rrjeteve sociale e mori një djalë i vogël në tribunë, i cili kishte veshur një bluzë Krishtlindjesh, pasi nuk kishte një fanellë zyrtare të kombëtares.

Pamjet e tij duke festuar golat u kapën nga kamerat televizive dhe u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në viral. Transmetuesi meksikan Claro Sports madje publikoi videon për të ndihmuar në identifikimin e tifozit të vogël.

Reagimi nuk vonoi. Tifozët e kombëtares “El Tri” arritën ta gjenin djalin, i cili më pas u surprizua me një fanellë zyrtare të Meksikës, si dhuratë për mbështetjen e tij të veçantë.

“Besimi te njerëzimi rikthehet pak nga pak”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale, duke përmbledhur emocionin e momentit që preku mijëra njerëz në internet.

vogelushi meksikan boteror fanelle

Lini një Përgjigje