TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Tetor 2025, 10:41

Gjergji Ceka, prokurori me kriza nervore; në qendër të një tjetër skandali në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Gjergji Ceka, prokurori me kriza nervore; në qendër të një
Gjergji Ceka /

Gjergji Ceka, i transferuar disa herë për sjellje arrogante dhe abuzime me detyrën, vijon të mbetet në detyrë në Prokurorinë e Elbasanit, nën mbrojtjen e heshtur të KLP-së dhe ILD-së, ndërsa qytetarët përballen me një sistem drejtësie që ka nevojë për trajtim psikiatrik, jo për reformë...

Arroganca e prokurorit të Elbasanit, Gjergji Ceka, dhe mbështetja që ai gjen nga gjyqtarja Megi Strakosha, duke u bërë palë kundër avokatit Uljan Bajrami, kanë shtuar një rast tjetër në listën e sjelljeve anormale, të paetikshme dhe të paligjshme të prokurorëve e gjyqtarëve në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Sipas denoncimeve të shumta nga qytetarët dhe avokatët, prokurori Gjergji Ceka gjatë më shumë se një viti në Elbasan është përfshirë në shumë episode sjelljesh arrogante, agresiviteti dhe mungese ekuilibri gjatë seancave gjyqësore. Ka pasur raste abuzimesh me dosjet penale dhe sjellje fyese ndaj palëve dhe avokatëve në sallën e gjyqit.

Por këto nuk janë shfaqjet e para të sjelljes së tij problematike. Prokurori Gjergji Ceka ka manifestuar të njëjtin qëndrim edhe më parë, gjatë ushtrimit të detyrës në Korçë dhe Pogradec. Për këtë arsye, ndaj tij janë bërë denoncime të shumta në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Gjergji Ceka, prokurori me kriza nervore; në qendër të një

Ceka është emëruar për herë të parë prokuror më 11 shkurt 2020 në Prokurorinë e Korçës, ku u raportuan sjellje të pahijshme ndaj avokatëve dhe të pandehurve. Si pasojë, pas vetëm pesë muajsh, KLP vendosi ta transferonte si prokuror të komanduar në Pogradec.

Gjergji Ceka, prokurori me kriza nervore; në qendër të një

Edhe në Pogradec, brenda një viti, për prokurorin Ceka u depozituan shumë ankesa për sjellje arrogante dhe abuzive. Më 30 qershor 2021, me ndërhyrje nga segmente të pushtetit, ai u rikthye sërish në Prokurorinë e Korçës, ku qëndroi deri më 29 korrik 2024, duke grumbulluar edhe aty një sërë ankesash për sjellje të pahijshme dhe mungesë përgjegjësie profesionale.

Prej korrikut 2024, Gjergji Ceka është caktuar përkohësisht prokuror në Elbasan. Rasti i konfliktit me avokatin Uljan Bajrami nuk është i vetmi, pasi ka edhe shumë të tjera të denoncuara në KLP dhe ILD, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë disiplinore apo administrative.

Duket se këto institucione e kanë “dorëzuar” këtë prokuror, duke menduar se pas disa transferimeve pa rezultat, nuk ka më kuptim të merren me të. Por fakti që një prokuror me sjellje të paqëndrueshme vazhdon të përfaqësojë shtetin në gjykata, është alarmant dhe tregon degradimin e sistemit të përzgjedhjes e kontrollit të integritetit të prokurorëve.

Sipas shumë burimeve, Ceka shfaq shenja të qarta çrregullimi emocional dhe mungesë ekuilibri, çka ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e punës dhe në respektin ndaj palëve në proceset gjyqësore.

KLP ka detyrimin ligjor të ndërhyjë menjëherë për ta larguar këtë prokuror nga kontaktet me qytetarët dhe avokatët, ta kalojë në një detyrë administrative pa kontakt publik, ose, në rast nevoje, ta referojë për trajtim në institucionet psikiatrike; që për ironi të fatit, ndodhen vetëm pak metra larg godinës së Prokurorisë së Elbasanit./Pamfleti

gjergji ceka prokurori me kriza nervore

4 Komente

  1. C
    Cekja i peqinit

    hahahahahahahahha edhe keta soj prokuroresh kishte manget institucioni i hetimit. fuck

    1. a
      accidentally_genius

      drejtesia e edmutit...

      1. A
        Antonio

        Bejini testin e droges ketyre legenave,se po marrin ne qafe dynjane.

        1. C
          Celsi

          Nga kush po prisni ju te hetoje nga ILD me Artur Metani ne krye qe eshte nje viktime dhe ka frike nga hija e vete. Apol KLP qe eshte dhe vertetuar qe eshte nje social klub, apo kryeministri artist/klloun qe se ka idene e shtetit si fuksionon.

          Lini një Përgjigje