TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Mars 2026, 22:00

Apartamente, garazhe dhe dyqane/ Pas largimit nga kreu i Kuvendit, Lindita Nikolla bëhet milionere

Shkruar nga Pamfleti
Apartamente, garazhe dhe dyqane/ Pas largimit nga kreu i Kuvendit, Lindita
Lindita Nikolla

Zbardhet pasuria e ish-kryetares së Kuvendit dhe deputetes së PS...

Largimi nga kreu i Kuvendit duket se ka sjellë “bereqet” te Lindita Nikolla. Ajo u largua me justifikimin se ishte sëmurë, por që në atë kohë ka mbetur në hije. Megjithatë në prapaskenë Nikolla duket se është pasuruar frikshëm.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, rezulton me një shtim të konsiderueshëm të pasurisë së paluajtshme në deklarimin për vitin 2024 në ILDKP, ku bie në sy përfitimi i disa pronave përmes trashëgimisë, të ndara në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Sipas të dhënave të deklarimit, Nikolla ka përfituar një sërë pasurish të paluajtshme, përfshirë dy garazhe me sipërfaqe 16.88 m² dhe 16.80 m², dy njësi me sipërfaqe 34.14 m² dhe 133.26 m², si dhe dy apartamente me sipërfaqe 104.36 m² dhe 77.70 m². Të gjitha këto pasuri janë deklaruar me burim krijimi trashëgimi dhe me pjesë takuese 50%, çka nënkupton bashkëpronësi me bashkëshortin.

Në këtë mënyrë, portofoli i pasurive të familjes është zgjeruar ndjeshëm gjatë vitit të fundit, me disa prona të reja të shpërndara në mënyrë të barabartë mes Nikollës dhe bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër, në deklarimin e bashkëshortit rezultojnë edhe ndryshime në pasuri. Ai ka pasur në pronësi dy pasuri të tipit truall plus ndërtesë, me sipërfaqe 240 m² dhe 188.5 m², të cilat nuk i zotëron më pas datës 7 nëntor 2024, sipas dokumenteve të lidhura me kontrata sipërmarrjeje.

Kur ishte kryetare Kuvendi, Nikolla është akuzuar se ka përfituar një vilë. Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka denoncuar se ka marrë një vilë 1,1 milionë euro në bllokun e vilave luksoze në Lundër. Vetë Nikolla e mohoi si lajm. 

Pasuria e deklaruar nga Nikolla

Tipi i pasurisë: Garazh

Sipërfaqja totale e asetit: 16.88 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

 

Tipi i pasurisë: Garazh

Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)

Sipërfaqja totale e asetit: 16.80 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

 

Tipi i pasurisë: Njësi

Sipërfaqja totale e asetit: 34.14 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

 

Tipi i pasurisë: Njësi

Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)

Sipërfaqja totale e asetit: 133.26 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

 

Tipi i pasurisë: Apartament

Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)

Sipërfaqja totale e asetit: 104.36 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

 

Tipi i pasurisë: Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 77.70 m2

Pjesa takuese: 50 %

Burimi i Krijimit: Trashëgimi

Burri

Tipi i pasurisë: Truall + Ndërtesë

Tipi i të drejtës: Pronar

Sipërfaqja totale e asetit: 240.00 m2

Pjesa takuese: 100 %

Detajet e ndryshimit:

Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj - Tjeter )

Tipi i dokumentit: Kontratë Sipërmarrje

 

Tipi i pasurisë: Truall + Ndërtesë

Tipi i të drejtës: Pronar

Sipërfaqja totale e asetit: 188.50 m2

Pjesa takuese: 100 %

Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës ( Nuk e zotëroj - Tjeter )

Tipi i dokumentit: Kontratë Sipërmarrje. /Pamfleti

nikolla pasuri

Dokumenta bashkëngjitur

3 Komente

  1. E
    ERD

    I ka “ysht” “noltmadhnia” në parlament

    1. O
      Opionisti

      Amund hetohete apartments politikane dhe prokurore

      1. C
        Culi.gmail. Com

        Di ti gzoj pa merak ka dal me kancer ne miter

        Lini një Përgjigje