Sali Berisha nuk e ngre dot “thesin” e mëkateve të veta, ndaj e lëshoi si “lopa bajgën” në një cep rruge, “trastën” e akuzave kundër ambasadores amerikane...
Gjendja e vrapimit cilësues të Saliut për t’ju shmangur zemërimit masiv, pse nuk po arrestohet ky, nuk mund të ishte i zhveshur as prej arsyes mbrojtëse, të bëhet ç’të bëhet, “armikut” dhe erës mos i kthe kurrizin, as prej humbjes së ekuilibrit mendor, lufta me Amerikën le të vazhdojë, deri në frymën e fundit.
Në dekorin e këtyre ditëve, të gjithë gënjejnë veten se po fshehin dështimet nëpër ca ture falënderimesh, por nuk harrojnë edhe montimin e ca snjajperëve që monitorojnë hackerat iranian të Saliut, që lëshojnë shashka sa shumë ndryshon bukuria e ambasadores nga “Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…! Pastaj ngulin në shkop të vibrimit pyetjen retorike që thotë asgjë fare, “Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ia fut kot”.
Të gjithë janë të mangët nga serioziteti dhe sinqeriteti.
Atyre që u mungon prezenca e patronazhistëve të Bablokut, mund t’u themi, mos u shqetësoni, duhet të përshtateni të jetoni edhe ca kohë një realitet ku gjithçka e sundon anonimati, dikush që ju do të mirën edhe pse prej 39 e kusur vitesh, ju ka bërë vetëm keq.
Edhe propaganda digjitale pro Edi Ramës dhe shamata mes Sali Berishës dhe ambasadores amerikane, ka qenë skenar i qytetarëve dixhital, po aq edhe i patronazhistëve. Ata, pasi siguruan vazhdimësinë e pushtetit të hajdutëve, këto kohë po ivestohen për Sali Berishën.
Armëpushimi mes doktorit dhe Kimetes, nxorri në skenë Zelenskyn tonë.
Lulzim Basha, veshi bluzën kaki, mbushi xhepat me tymçe dhe erdhi të korrë sfidën e shtatë pas gjashtë humbjeve përballë Putinit.
Kjo shoqëri aksionare e Mafies, është planifikim për shpërndarje drite dhe terri. Në dritën që këtej çdo kohë e mund errësira, meritat i merr gjithmonë politikani hajdut, pushtetari shpellë pa fund, shteti që investon nga xhepi yt për të zezën tënde.
Kapitali i Sali Berishës është industri e 4 Klaneve Mafioze.
Kriminelët nuk kanë provuar asnjë goditje që të përmenden në këtë shkrim, as kur Hackerat iranian provokuan me tangerllëk “snajperin” 3 D në ballë Bablokut dhe Kimetes.
Saliu dhe mafia nuk e dëmtojnë vetveten, sa kohë ende fshatarët nuk i kanë harruar stërvitjet me pushkë druri dhe vallet në gojë të Ujkut.
Ekspeditat antiamerikane të hajdutëve, me fishekë mësimorë kundër njëri tjetrit, mbyten në dallgët që ngrenë “Peshqit” kudo notojnë, nga Jugu në Veri.
Për këto trajektore fati dhe ca të tjera, që do t’i mjelim nga delet dhe gomarët në çdo vakt që audienca jonë i shijon si ushqim, kemi në tepsinë politike, paqe midis Bablokut dhe opozitës dhe armëpushim mes Sali Berishës dhe Yuri Kim./Pamfleti
Lini një Përgjigje