TAGS-AT E JAVËS

Editorial20 Mars 2026, 11:49

Besimi është përjetim, Zoti nuk reklamohet

Shkruar nga Pamfleti
Besimi është përjetim, Zoti nuk reklamohet
Falja e Fiter Bajramit në Sheshin "Skenderbej" /

Nga Sheshi “Shën Pjetër” te “Skënderbeu”, rituali po zëvendëson besimin, ndërsa demonstrimi publik po përdoret si identitet dhe jo si përkushtim...

I ndjeri Papa Françesku, në një nga fjalimet e tij më domethënëse në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, artikuloi një shqetësim që tronditi jo pak opinionin publik europian. Përballë një turme të madhe besimtarësh, ai theksoi se lutja nuk duhet të kthehet në një demonstrim identitar, por të mbetet një akt i sinqertë dhe i drejtuar ndaj gjithë njerëzimit.

Mesazhi ishte i qartë: besimi nuk është flamur për t’u valëvitur përballë të tjerëve, por një marrëdhënie intime me Zotin.

Ky reflektim i Papës vinte në një kohë kur vetë Europa po përballej me një realitet kontradiktor. Nga njëra anë, sheshet mbusheshin me turma në evente të mëdha fetare; nga ana tjetër, kishat boshatiseshin çdo të diel. Martesat fetare, pagëzimet dhe praktikat tradicionale po binin ndjeshëm. Media europiane e trajtoi këtë fenomen si një zhvendosje nga besimi i jetuar drejt besimit të demonstruar.

Sipas analizave të kohës, pjesëmarrja masive në aktivitete si ato në Vatikan nuk ishte gjithmonë spontane. Shpesh ajo lidhej me organizime nga struktura politike dhe grupe identitare, kryesisht të djathta, që përdornin fenë si element mobilizues dhe identifikues.

Në thelb, Papa Françesku ngriti një alarm: kur feja përdoret për të treguar “kush jemi” përballë të tjerëve, ajo rrezikon të humbasë thelbin e saj.

Ky reflektim nuk është vetëm europian. Ai është thellësisht aktual edhe në Shqipëri.

Pamjet nga falja e Bajramit në sheshin “Skënderbej” janë bërë tashmë një ritual i përvitshëm mediatik. Mijëra njerëz mbushin sheshin në orët e para të mëngjesit, ndërsa fotografitë dhe videot shpërndahen masivisht në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, si një simbol i identitetit fetar të vendit.

Por përtej këtij spektakli vizual lind një pyetje thelbësore: a kemi të bëjmë me një praktikë reale të besimit, apo me një demonstrim kolektiv identitar?

Të dhënat flasin ndryshe nga imazhi. Një pjesë dërrmuese e shqiptarëve nuk janë praktikantë të rregullt të fesë. Edhe pse një përqindje e konsiderueshme identifikohen si besimtarë, rreth 80% nuk frekuentojnë rregullisht xhami, kisha apo institucione të tjera fetare. Edhe vetë xhamitë, jashtë muajit të Ramazanit, shpesh mbeten gjysmë bosh.

Kjo krijon një hendek të dukshëm mes besimit si përkatësi dhe besimit si praktikë.

Pjesëmarrja masive në ditë të caktuara nuk është domosdoshmërisht e imponuar, por ajo shpesh mbart elemente të një demonstrimi publik. Një lloj afirmimi kolektiv që, në një shoqëri pluraliste dhe laike si Shqipëria, mund të keqinterpretohet lehtësisht.

Sidomos në një kontekst ndërkombëtar ku ekzistojnë narrativa që përpiqen ta paraqesin Shqipërinë si një vend të largët nga identiteti perëndimor, këto pamje mund të përdoren për qëllime të tjera, politike apo propagandistike.

Rreziku nuk qëndron te besimi në vetvete, por te mënyra si ai paraqitet.

Shqipëria është një vend laik, ku çdo individ ka të drejtën të besojë, të mos besojë dhe të praktikojë lirisht. Por kjo liri nuk ka nevojë për spektakël. Nuk ka nevojë për demonstrim. Nuk ka nevojë për garë identitare.

Sepse në momentin që besimi kthehet në shfaqje, ai humbet thelbin.

Dhe pikërisht këtë paralajmëroi Papa Françesku: hipokrizia është rreziku më i madh i fesë moderne.

Në një epokë ku rrjetet sociale amplifikojnë çdo imazh dhe çdo mesazh, kufiri mes besimit dhe propagandës bëhet gjithnjë e më i paqartë. Dhe kur propaganda zë vendin e përkushtimit, feja nuk bashkon më, por ndan./Pamfleti

 

besimi është përjetim zoti nuk reklamohet

21 Komente

  1. F
    Faith

    Reflektim me se i drejte dhe i nevojshem per tu aktualizuar. Bravo!

    1. J
      Jeta

      Shteti duhet te reagoj. Te ndaloj tubime te tilla propaganduese e te deshmshne kombëtare.

      1. S
        Shqiptar

        "Sidomos në një kontekst ndërkombëtar ku ekzistojnë narrativa që përpiqen ta paraqesin Shqipërinë si një vend të largët nga identiteti perëndimor, këto pamje mund të përdoren për qëllime të tjera, politike apo propagandistike." Kur ka pasur Shqiperia ndonjehere identitet perendimor? Artikulli ngjan me sh me nje narrative islamofobike e bazuar mbi lepirje kundrejt perendimit sesa nje shkrim qe trajton "percarjen" fetare ketu. Edhe te krishteret dalin neper sheshe per pashket. Po kjo gje s'ju bezdis ama.

        1. S
          Shkenca vs Feja

          Të gjitha fetë, sic janë të dëmshme, janë edhe të rreme. Bota ka nevojë për zemra e mendje te hapura,jo për sisteme te ngurta. —Bertrand Russell._____ Shkenca nuk synon dhe aq t'i hapë dyert dijes së pafundme, sa c'synon ti vendosë kufij injorancës së pafundme. —Bertolt Brecht._______ Ai që lexon "libra të shenjtë" dhe nuk i kupton, behet fetar. Ndërsa ai që i kupton; defetarizohet. (Nikolla Tesla).________ Inioranca dhe frika janë dy pikat ku mbështeten tẽ gjitha besimet fetare. (Paul Thiry d'Holbact).___________ Besimi fillon pikërisht aty ku arsyetimi mbaron. (Soren Kierkegaard)

          1. T
            Tobi

            Ne fakt Islami e inkurajon dijen dhe kerkimin e dijes, pra shkencen. Te merresh me besimin e tjetrit thjesht tregon per veten tende.

          2. B
            Baboja

            Kanuni thote burri qe ulet ne gjunje eshte i vdekur moralisht

            1. G
              Gjergj

              Kam njohur shum trima qe kanunin e kishin te shenjte dhe kishin qejf ta hanin nga mbrapa nese me kupton.

            2. T
              Tobi

              Kjo eshte nje praktike e ndjekur nga myslimanet qe shume kohe perpara se te shpikej media. Ne fund fare sipas besimit Zoti gjykon zemrat dhe jo cfare reklamohet. Artikulli dhe disa nga komentet nuk jane vecse islamofobi e kamufluar, gje qe e verej shpesh si ketu tek Pamfleti po ashtu edhe ne rrjete sociale. Sic thone gjermanet, sjellje tipike e dikujt qe nuk ka hobi.

              1. T
                Tony

                Ik mer qelbesire aziatik kopilat osmanesh ngjizur neper ferra.

                1. N
                  Njeri

                  Kete fjale boll e tundet si flamur , se nuk eshte flamur , dhe ne emer te saj po justifikoni padrejtesira ne emer te fese. Dhe ju qe gjykoni gjithkend ne emer te kesaj fjale kuptohet vetevetiu qe jeni Islamist ose i paguar per te perhapur tymnaje , pikerisht ne emer te kesaj fjale ose thjesht nuk e kuptoni c'po thoni. Asnje Fe tjeter nuk i ka shpetuar ketyre kritikave dhe asnje nuk eshte fshehur mbas mbrapashteses " Fobi" . Nese dua qe mos kthehem mbrapa me shekuj pas gjithe atyre perpjekjeve e skarificave te bera prej njerezeve te " pa fe" qe kane punuar me mish e shpirt per te zvilluar shkencen e bere gjera te medhaja per kohen e e atehershme qe "besimtaret e gjithe feve" i gezojne lirisht tani, kjo nuk me kthen ne "christianofob apo "islamofob", katolikofob apo cfare do " ...Fob" . Njerez fanatike te perkushtuar vetem ne fene e tyre nuk e kane cuar perpara njerezimin, eshte dashur ndarja e fese nga shteti qe te coje ne zhvillimin e njerezimit dhe te sjelle ekuilibra me te mire ku gjithkush te gjeje ate qe beson .

                2. T
                  Tony

                  Feja i sherben të pasurve të sundojne të varferit.

                  1. T
                    Tony

                    Pse të gjitha qelbesirat fete janë krijuar ne Azi, pse? Sepse e provuan t’i pushtonin Europianet e Bardhe dhe e pesuan keq nga Aleksandri Madh e tere Europianet e Bardhe. Si ka mundesi që Europa që provoi ne kurriz krimet, perdhunimet e shkaterrimin nga Aziatiket e të gjitha feve i ka qelbur qytetet me kisha, xhamia, faltore, sinagoga e lloj lloj qelbesirash!?Turp, poshtersi, korrupsion, imoralitet I ngritur ne sistem.

                    1. s
                      studio

                      feja e shqiptarit eshte shqiptaria.....asnje fe e vecante....kombi ne teresi eshte me i vlefshem se nje grup fetar ....feja eshte nje politike e kamufluar nga ata qe sna duan si komb....fakt historikisht feja eshte perdorur per te na percare....cdo fe ben sikur meret me anen shpirterore por fut hundet politikisht atje ku sduhet ti fuse duke e paraqitur vetem dominuse....larg duat nga ky komb....kombi eshte mbi fene.....ka shekuj qe e perdorin fqinjet me fe si ylberi....kombin e bejne njerez inteligjente qe qendrojne bashke se kane shume gjera te perbashketa dhe shume qe i ndajne....feja ben sikur i sherben kombit por i fryn percarjes se ti je i atij dhe ne sjemi si ty.....zoti nese egziston eshte nje dhe per te gjith....fete e perdorin politikisht dhe ushqejne percarje per interesa specifike te nje grupi....thjesht e ndajne zotin ne pjese dhe lavderojne vetem zotin e tyre personal .....ne fakt ZOTI ESHTE NJE dhe nuk ndahet politikisht....mjaft me politike fetare shterpe antikombetare te cdo feje.....pikerisht sot duhet atdhedashuri....PAMFLETI komenti juaj ....nje kenveshtrim aktual ne momentin e duhur ne vendin e duhur....NUK MUND TE JETE FEJA ajo qe na bashkon....por VENDI dhe SHQIPTARIA ....feja eshte percarje nga menyrat e ndryshme e jeteses dhe riteve qe reklamojne....SHQIPRARIA THOT ....JETO SIPAS MENYRES TENDE DHE LER TE TJERET TE JETOJNE SIPAS MENYRES SE TYRE....ky eshte kombi i te gjithve qe bashkon dhe nuk ndan....shteti eshte i paanshem dhe paganizmi eshte liri zgjedhje kur i sherben bashkimit si shqiptare dhe vetem si shqiptare ........ZOTI nuk ndan edhe pse e njeh diferencen midis njerzve....te gjith FETE bejne sikur e kan SHOK ZOTIN????.. BILES DHE KOMSHI????....dhe perfitojne nga injoranca duke i fryre percarjes....

                      1. S
                        Sinqeriteti

                        Pergjigjen e kemi, nuk merzitemi. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjithë librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.

                        1. p
                          poshte komunizmi

                          kjo eshte vertet, hera pare qe shkruani te verten o i dashur pamflet

                          1. J
                            JOSEPH STALIN

                            Ne Moske dje per Bajram ishte i njejti manifestim njerezish si ne Tirane. A mund te mendohet qe ne Shqiperi te kete analiste me te pameshirshem sesa Putini ???

                            1. M
                              Motra e Skenderbeut

                              Epo klani vlleho-kaurr qe ne çdo lufte I Ka shitur interesat e Shqiptarise e qe mban peng politikisht Shqiperine prej.100 e kusur vjetesh nuk e.duron dot tezen se Islami po perhapet nga Moska ne Paris e Londer me ritme te frikshme dhe fajtor per keta derra duhet te jene Shqiptaret Musliman

                            2. p
                              papa woytyla

                              Qe te jeni pak kredibel nuk duhet te censuroni komentet objektive qe nuk i pelqejne gustove tuaja

                              1. K
                                Koha

                                Kjo eshte shfaqje dhe dëshmi se sa eshte niveli i emancipimit ne Shqipëri. Kane mbetur aty, ne nivelin ku jane sot talebanet. Sepse shkollimi i morfillet dhe shoqëria ne pergjothesi eshye ende analfabete funksionale.

                                1. P
                                  Perversiteti

                                  Mos ki merak se tani po emancipohemi me dashnorin e vajzes te dhoma e gjumit te prindit dhe me librat shkollore Prindi 1 dhe 2

                                2. T
                                  Tony

                                  Do me vini ca dite te pare e t'i marr me shqelma keta zhabulane injorante delenxhinj me bythe perpjete e t'i hedh ne det, bashke me nipin tim qe mund te jete mes tyre. E kam me gjithe mend.

                                  Lini një Përgjigje

                                  Editorial