TAGS-AT E JAVËS

Editorial16 Mars 2026, 10:44

Si e futi Albini Aleksandrin në kontejner

Shkruar nga Gjergj Zefi
Si e futi Albini Aleksandrin në kontejner
Karikatura Pamfleti /

Beogradi e shet si sukses marrëveshjen për dokumentet dhe lejet në Kosovë, por fotografia reale është tjetër: Vuçiç po u shpjegon serbëve në kufi pse shteti që mohon, tashmë u kërkon letra...

Ka raste kur politika nuk ka nevojë për analiza të gjata. Mjafton një skenë. Një pamje. Një simbol. Dhe këtë herë simboli i disfatës politike të Beogradit nuk luhet as në tryezat e Brukselit, as në deklaratat e thata diplomatike, por në një kontejner.

Po, pikërisht aty përfundoi Aleksandar Vuçiç: në kontejner. Jo si lideri “i pathyeshëm” që u shiste serbëve përrallën se “Kosova është Serbi”, por si një tregtar i lodhur i propagandës, që shkoi t’u shpjegojë njerëzve të vet se humbja, në fakt, qenka fitore.

Dhe këtu hyn Albin Kurti. Me durim, me kokëfortësi dhe me atë stilin e tij të ftohtë që nervozon Beogradin më shumë se çdo slogan patriotik, Kurti arriti ta çojë Vuçiçin aty ku nuk donte të shkonte kurrë: përballë realitetit. Jo atij realiteti të televizionit shtetëror serb, jo atij të hartave imagjinare, por realitetit të shtetit të Kosovës që vendos rregulla, nxjerr ligje dhe kërkon dokumente, lejeqëndrime e leje pune.

Pra, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Ndodhi ajo që Beogradi e ka shtyrë me vite: serbëve që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Kosovë po u thuhet troç se nuk mund të sillen më si qytetarë të një shteti fantazmë. Kosova nuk funksionon më mbi mitet e Beogradit, por mbi institucionet e veta. Dhe kur një shtet të kërkon dokumente, ai nuk po të pyet për emocionet kombëtare. Po të thotë vetëm një gjë: unë jam këtu, unë vendos.

Kjo është arsyeja pse kontejneri i Vuçiçit nuk është thjesht një vendtakim. Është fotografia më e saktë e politikës së tij ndaj Kosovës. Për vite me radhë, presidenti serb ndërtoi një industri të tërë mashtrimi, ku çdo tërheqje paraqitej si fitore, çdo lëshim si sukses diplomatik, çdo poshtërim si “ruajtje e paqes”. Publikut serb i është shitur për një dekadë ideja se Serbia nuk lëviz asnjë milimetër nga Kosova. Në realitet, Serbia ka lëvizur aq shumë prapa, sa tani presidenti i saj detyrohet të shkojë në kufi dhe t’u shpjegojë serbëve pse u duhen letra për të jetuar në “tokën e tyre”.

Ky është kulmi i ironisë: Vuçiç nuk po mbron më pretendimin serb mbi Kosovën. Ai po menaxhon falimentin e tij politik. Po bën administratorin e një kapitullimi të ngadaltë, duke e paketuar si mençuri shtetërore. Me pak fjalë: po ua shet humbjen si stabilitet, dhe nënshtrimin si patriotizëm.

Ndërsa Kurti, i sulmuar për muaj të tërë si “radikal”, “i papërkulur”, “njeriu që sjell tensione”, po del si politikani që i imponoi Serbisë atë që askush në Beograd nuk donte ta pranonte: Kosova nuk është më çështje retorike, është çështje sovraniteti. Dokumente, vula, institucione, leje. Kaq banale është fitorja e shtetit. Dhe pikërisht ky banalitet e shkatërron propagandën serbe, sepse mitet vdesin jo vetëm nga luftra, por edhe në sportele.

Në këtë histori, Vuçiç nuk është viktimë e Albin Kurtit. Është viktimë e vetvetes. E gënjeshtrës që ka ushqyer për vite. E teatrit patriotik që tani nuk mbahet më në këmbë. Sepse vjen një moment kur edhe mashtrimi më i madh përplaset me sportelin. Dhe sporteli i Kosovës i tha Beogradit: ose me dokumente, ose jashtë!

Kjo është arsyeja pse pamja e Vuçiçit në kontejner ka peshë historike. Jo sepse aty u nënshkrua ndonjë marrëveshje epokale, por sepse aty u varros edhe një herë slogani “Kosovo je Srbija”./Pamfleti

si e futi albini aleksandrin në kontejner gjergj zefi

4 Komente

  1. p
    pfff

    Budallalliqe..Kosova mbahet me hatrin e Evropes..Gjusma e Kosovareve mezi presin te flasin serbisht..Albini ha humbur ndihmat e Evropes dhe po humbet vemendjen e USA

    1. A
      Aco Srbine

      shoku serb, e ke kot propaganden. pajtohu me fatin dhe bindju shtetit te Kosoves. Tashti eshte rradha qe te quhet Dardani.

      1. T
        Tony

        Pse dashke t’i marresh leje shokut tend serb që Kosovo ka qene, është e do jete Dardani!? Si nuk degjova nje Shqiptar nga ovosoK të quajne vehten Dardan e jam nga Dardania.

    2. T
      Thana

      Albin Kurti eshte politikan i mencur, ai di si ta nenshtroje kundershtarin edhe pse kete e perkedhel BE-a.

      Lini një Përgjigje

      Editorial