TAGS-AT E JAVËS

Editorial18 Prill 2026, 09:57

Elisa, prova e parë pas “thyerjes së heshtjes”

Shkruar nga Pamfleti
Elisa, prova e parë pas “thyerjes së heshtjes”
Elisa Spiropali /

Pas përplasjes në grupin parlamentar dhe sinjalit se nuk do të heshtë, Elisa Spiropali ka hyrë në sfidën e saj të parë reale politike, por tani nuk i mjaftojnë më aludimet, duhet të flasë me emra, fakte dhe goditje të drejtpërdrejta ndaj modelit të pushtetit që denoncon...

Elisa Spiropali ka bërë dje hapin e parë real të sfidës politike. Edhe pa e përmendur me emër, ajo e ka goditur Edi Ramën, për të cilin la të kuptohet se kërkon ta detyrojë të heshtë.

Në fakt, tashmë është bërë publik edhe episodi i mbledhjes së fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku Edi Rama i ka thënë Spiropalit se, nëse nuk pushonte, do ta nxirrte jashtë. Mesazhi ishte i qartë: nëse më del kundër, të pret përjashtimi, denigrimi, linçimi dhe më pas agresioni politik.

Por Elisa Spiropali ka e dhënë dje sinjalin se nuk e ka ndërmend të heshtë. Ajo tregoi se nuk shqetësohet nga kërcënimet dhe shantazhet, ndërsa njëkohësisht ka hedhur edhe piketat e para të luftës së saj politike.

Në shkrimin e djeshëm, Spiropali foli për drejtorokracinë, duke denoncuar se “pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri edhe urdhra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe të plotfuqishëm”. Ky nuk është një denoncim i vogël. Është një goditje e fortë dhe si e tillë do të ketë efektin e vet shumë shpejt. Po aq të mundshme janë edhe kundërpërgjigjet, me sulme të egra ndaj saj.

Kjo ishte e pritshme. Po aq e qartë është edhe se Elisa, nga ky moment, nuk ka më mundësi të kthehet mbrapa. Asaj tani i mbetet vetëm të ecë përpara në këtë rrugë. Kushdo qofshin shkaqet që e kanë sjellë “Mamicën” e “Skënderbeut” në këtë pozicion, cilado qofshin ambicjet apo llogaritë e saj, rëndësi ka një fakt, ajo ka nisur të flasë. Dhe ky është zhvillim pozitiv.

Shumëkush mund të thotë se u kujtua vonë, se po flet sepse Rama e goditi, se po lëviz vetëm pasi humbi pjesën e saj të pushtetit. Këto mund të kenë edhe logjikën e tyre. Por në politikë nuk kemi të bëjmë me shenjtorë. Motivet janë gjithmonë të lidhura me interesin, me statusin dhe me betejën për mbijetesë. Rëndësi ka që gjërat kanë nisur të lëvizin.

Megjithatë, pas kapërcimit të këtij pragu, rruga e Elisës bëhet edhe më sfiduese. Ajo nuk duhet të dehet nga ajri i ndotur i realitetit ku zbriti më në fund, as të mjaftohet me hapa të vegjël apo me nervozizëm të rastit.

Spiropali duhet të tregojë më qartë se si funksionon realiteti atje lart, larg njerëzve të zakonshëm. Duhet të flasë jo vetëm me fraza të përgjithshme, por me emra, me ngjarje dhe me fakte konkrete. Denoncimi i sotëm ishte një hyrje. Tani duhet vazhdimi.

Nëse ajo e ka seriozisht këtë rrugë, nuk i mjafton më të rrëfejë neverinë për ata që deri dje i kishte pranë. Ajo duhet të ndërtojë aleanca brenda PS-së, edhe me ata që nuk i ka dashur dhe që ndoshta nuk e kanë dashur. Duhet të shtrojë një rrugë daljeje jo vetëm për veten, por edhe për Partinë Socialiste dhe për vendin, nga duart e atyre që ajo vetë i përshkruan si dhunues dhe abuzues.

Kjo është sprova e saj e vërtetë politike. Nuk vlejnë teatrot me ministre çupëlina në Kuvend. Nuk vlejnë replikat e vogla dhe as irritimet episodike. Ajo duhet të godasë në qendër, atje ku nis problemi, te Edi Rama dhe modeli i pushtetit që ai ka ngritur.

Ndoshta suksesi nuk do të jetë i lehtë. Ndoshta rruga do të jetë e ashpër. Por nëse Elisa e çon deri në fund këtë përballje, njerëzit do ta dëgjojnë më shumë dhe do ta urrejnë më pak. Dhe në politikë, pikërisht aty nis kapitulli i madh./Pamfleti

 

elisa prova e parë thyeja e heshtjes

7 Komente

  1. H
    Hari

    Ku ishe kaq vjet qe Po zhvatet populli znj.spiropali?ne fakt me mire vone SE kurre thote Ajo fjala e urte,Po PSE nuk ndihmuat edhe me perpara shqiptaret,por degdiset rinine rrugeve te botes?shkretuar qytetet,lulezuat korrupsionin dhe renuat gjithcka?keshtu eshte gjithmone,miremengjes o interes!

    1. A
      A. B.

      Pyetja Pse mund ti bëhet të tërëve, nga unë tek Hari. Krishti u tha atyre që donin të mbysnin me gurë adulteren, ta hedhë gurin e parë ai që ska asnjë mëkat dhe nuk e qlloi kush. Di që ka qenë nxënëse ekselente, në mos më e mira e gjimnazit. Jam përballur me të në tv, nuk e kemi fyer njeritjetrin dhe ka replikë logjike. Pse nuk pyesni Pse u flak kaq brutalisht nga Rama dhe do gjeni përgjigjen. Elsa nuk është as Zeqineja as Baballa.

      1. b
        brezi Z

        Ai H...ari e ka gabim totalisht! Natyrisht Spiropali ka gabimet e veta. Por, ne se ajo tenton e para te godasi fort kete korace fashiste qe i ka zene frymen dhe po i merr jeten popullit shqiptar, duke terhequr edhe deputete e qeveritare te tjere qe nuk kane vjedhur, ajo dhe ata te tjeret do te marrin bekimin e popullit. Mendoni te vazhdoje edhe disa vjet keshtu Rama , veshur me kemishen e zeze dhe mjeker sheiku, hipur ne nje avion qe paguhet nga shqiptaret per te bredhur boten per te korruptuar politikane dhe njerz me influence permes faljes se trojeve shqiptare dhe pasurive te ketij populli, vetem qe ata njerz me influence ta mbrojne karrigen ku rri ai si kryeminister, ne Shqiperi nuk mbetet kembe shqiptari, por do vijne kolone dhe emigrante grupesh kriminale. Prandaj Elisa dhe te tjere duhen inkurajuar e jo luftuar. Ata qe e sulmojne, jane patronazhiste dhe hajdute prane Rames dhe Berishes.

        1. T
          Trimi

          Partia Socialiste me ne fund drejt ruges demokratike ne kolektivin e saj,nje grua e fuqishme me histori ne jerarkin parlamentare Spiri Pali,po hap rugen qe te con drejt liris se te shprehuri ne PS.Te cilen zoti Rama e ka themren e Akilit,dhe fillon ta mare seriozishf,se nje e care e vogel,se shpejti mund te behet nje shpell zerash,ku e tmerijne me friken se filloi ruga drejt rezimit tectije,Dhe hic cudi,nje dit kjo keshtu do filoje. Por lecte presim,eshte shpejt akoma per te then te sigurt se SkenderbeuMamic do mbledh reth saje dhe ushtru

          1. B
            BP

            Një askush që u bë dikush nga Abdyl Hamiti dhe sot beson se ende është dikush, por në fakt është kërkush.

            1. A
              A

              Kë te drejte është askush,sidomos krahasuar me yjet vezullues si Zeqineja. Pa më thuaj përmendesh emrat e 5 ministrave dhe punët e tyre

              1. T
                Tony

                Elsaaaa, o vajza e mamase te 'Pallati 176'.

                Lini një Përgjigje

                Editorial