TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Shkurt 2026, 15:30

Izolimi diplomatik i Edi Ramës nga Gjermania

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Izolimi diplomatik i Edi Ramës nga Gjermania
Edi Rama /

Si i shkatërroi Rama marrëdhëniet me lokomotivën e Europës...

Nxjerrja e zëdhënësit të tij, Batonit, për ta quajtur Gjermaninë një vend të korruptuar, ishte pika më e ulët e dëshpërimit të Edi Ramës.

Berlini zyrtar është kthyer, për kryeministrin, në armikun më të madh në mandatin e tij të katërt, i cili po përballet me vështirësi në shumë drejtime. Pushteti i tij po përballet me sfida të shumta, njësoj si rrëshqitjet e tokës në rrugët e Shqipërisë.

Por përtej zullumit të tij që është trashur aq shumë sa ka nisur të këputet, realiteti është më i rëndë për vendin, e mjaft vështirë për t’u ndrequr një ditë kur Edi Rama të bjerë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendin më të fuqishëm të Europës- Gjermaninë janë në pikën e tyre më të ulët.

Incidenti i fundit me ambasadoren shqiptare në Berlin, që duket e kishte kthyer selinë tonë diplomatike në një strofull rusësh të dyshimtë, që s’është çudi që të jetë një kontigjent spiunazhi, ishte vetëm pika që derdhi gotën.

Shqipëria është vendi ballkanik me nivelin më të ulët të marrëdhënieve ekonomike e tregtare me lokomotivën e kontinentit, dhe me një prej fuqive kryesore të planetit.

Gjermania është donatori i dytë më i madh në projektet direkte në vend, ku pjesën më të madhe e zënë ndërtimet e ujësjellësve dhe sistemit të kanalizimeve në qytetet kryesore, si dhe ndërtimi i linjave të interkonjeksionit të energjisë elektrike.

Megjithatë, Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që ka një ndërprerje të frikshmeve të investimeve direkte gjermane, gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Pas largimit nga menaxhimi i aeroportit të Rinasit të një kompanie të madhe gjermane, edhe gjigandi Deutsche Telekom qëndroi shumë pak në fushën e telefonisë celulare.

Ndërkaq, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koncension në energjinë e gjelbër, siç janë panelet diellore apo impiantet e energjisë me erë për koorporata gjermane.

Megjithëse gjigandët e kësaj fushe nga Gjermania janë shtrirë në të gjithë rajonin. Në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë e Maqedoninë e Veriut, aktiviteti gjerman është i ndjeshëm dhe ka dhënë rezultate të rëndësishme për komunitetin dhe buxhetin e shtetit.

Në të gjitha konkurset për ndërtimin e porteve të reja, duke nisur nga ai i Durrësit, por edhe në Vlorë e Sarandë, megjithëse konkurruan, asnjë kompani gjermane nuk u pranua të përfshihet në terrenin e infrastrukturës në Shqipëri. Edhe pse janë të njohura si më të mirat e më cilësoret në botë.

Aeroporti i Vlorës nuk ju dha kompanive gjermane, edhe pse pati interesim, madje u bë çmos që të hiqet edhe e drejta e menaxhimit nga aeroporti i Mynihut.

Për të ardhur tek turizmi, asnjë kompani gjermane nuk ka marrë leje për ndërtimin e hoteleve apo resorteve turistike, edhe pse janë mjeshtra të nivelit të lartë.

Gjermania është gjithashtu ekselente në industrinë e mikpritjes. Mjafton të përmendet riviera spanjolle nga Marbella në Ishujt Kanarie: Majorka, Minorka Ibiza, të gjitha janë kthyer në top destinacione prej kapitalit gjerman dhe turistëve që vijnë nga Gjermania.

Të cilët konsiderohen si ata që shpenzojnë më shumë nga e gjithë kjo kategori. Kroacia është një shembull tipik i përfitimit të parave kolosale që shpenzojnë çdo vit turistët gjermanë në çdo sezon veror, por edhe më gjerë. Ndërkohë Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të turistëve gjermanë në rajon. Edhe ata që vijnë, janë kalimtarë kryesisht në alpet e Shqipërisë, me ekspedita individuale.

Ndërkohë në lëmin politik gjithçka është e bllokuar; kancelarët gjermanë kanë vizituar të gjitha vendet ballkanike përveç Tiranës, ndërsa Edi Rama nuk e viziton Berlinin që nga koha e fillimit të mandatit të  Olaf Scholz.

Relacionet aktuale janë totalisht të ngrira; me ardhjen e qeverisë së Fredirich Merz, Gjermania është mbështetësja më e fortë e SPAK, dhe ndihmon jo vetëm me suport politik, por dhe me asistencë teknike dhe inteligjencë.

Pikërisht kjo mbështetje e ka nxjerrë nga shinat Edi Ramën, pasi ka zbuluar se gjermanët dinë gjithcka mbi zullumin e tij dhe krimit në rajon.

Shembulli më i mirë është rasti i Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, ku gjermanët i dhanë rivalit të tij Zoran Zaev “bombat” e famshme me përgjimet e qeveritarëve të korruptuar.

Frika e madhe e Edi Ramës është se shumë shpejt do të publikohen edhe në Tiranë “bombat” e tij, moment ku do të rrëzohet edhe kështjella e tij 13 vjeçare prej rëre./Pamfleti

 

edi rama izolimi diplomatik gjermania

2 Komente

  1. M
    Muçua nga Dukati

    Te lumte o " kallamboqi" yne. Me mire shoqerite me ca kokepalare se sa me shtete si Gjermania. Po pse more derezi , ngado qe rrotullohesh , pleksesh me hajdute, kriminela, drogaxhinj. U plake dhe nuk nxurre.

    1. V
      Vari Kollaren

      Kesaj situates se Rames i shkon ajo fjala popullore: "Gjen kurva kurven"! Prandaj nuk puqet dot me Gjermanine se ata nuk jane kurva! Ky i yni puqet me Arabine, Qatarin, Emiratet, etj.etj....

      Lini një Përgjigje

      Editorial