
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e referencës për shitjen e karburanteve në vendin tonë.
Në mbledhjen e sotme të Bordit u vendos që nafta të shitet me 184 lekë/litri nga 189 që ishte. Çmimi i Benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 186 lekë/litri. Gjithashtu dhe gazi ka pësuar ndryshim dhe do të shitet me 75 lekë/litri nga 76 që ishte.
Lista e çmimeve:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.