‘Nafta e huaj përzihet me atë vendase’, kontrollet e karburanteve tregojnë skemën abuzive që përdorin subjekte - Aktualitet
Aktualitet16 Gusht 2019, 16:11

‘Nafta e huaj përzihet me atë vendase’, kontrollet e karburanteve tregojnë skemën abuzive që përdorin subjekte

Shkruar nga Pamfleti
‘Nafta e huaj përzihet me atë vendase’, kontrollet e

'Nafta e huaj përzihet me atë vendase', kontrollet e karburanteve tregojnë skemën abuzive që përdorin subjektet me qëllim përfitimi, ‘vidhet’ tarifa për markimin e karburanteve

Aksioni kundër informalitetit ka nxjerrë në sipërfaqe disa nga mënyrat e mashtrimit që përdorin karburantet e ndryshme me qëllim përfitimin.

Përzierja e naftës së importit me naftë të prodhuar në Shqipëri është abuzimi i zbuluar më shpesh nga kontrollet mbi cilësinë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Admir Abrija, drejtor i këtij inspektoriati ka shpjeguar skemën se si manipulohet me cilësinë e karburanteve në vend. Me shkelje janë kapur subjekte pakice dhe shumice, ndërkohë që manipulimi me cilësinë lidhet drejpërdrejt me evazionin fiskal.

Kjo tregon edhe nivelin e ulët të sigurisë së drejtuesve të automjeteve kundrejt subjekteve që tregtojnë lëndë djegëse, naftë, benzinë apo edhe gas. Inspektoriati thotë se ka vendosur gjoba për kompanitë që abuzojnë për të garantuar cilësinë, ndërkohë që kontrollet janë rritur.

Nga ana tjetër, shqiptarët paguajnë në çdo litër nafte një tarifë të posaçme koncesionare për markimin e karburanteve, çka në teori i bën më të thjeshta analizat laboratorike dhe më të lehtë kapjen e manipulimeve, por as kjo nuk i ka penguar subjekte të ndryshme që të abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës.

Aktualitet Abuzimi aksioni kunder informalitetit markimi i karburanteve Skema mashtruese