Kronike 1 Mars 2024, 18:50

Shpërthimi në kapanonin në Lushnjë shkakton dëme edhe në disa biznese të tjera, flasin banorët: Ishte shumë e frikshme!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në kapanonin në Lushnjë shkakton dëme edhe

Shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjën. Dy viktima dhe disa të plagosur është bilanci nga ky shpërthim, mes te plagosurve edhe deputeti i PS Bujar Çela.

Mësohet se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi.

Banorët e zonës të cilët kanë qenë afër zonës kur edhe ka ndodhur ngjarja,  janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë.

“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.

“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.