Kronike 1 Mars 2024, 18:08

Punëtorët vrapojnë për të shpëtuar, publikohen pamjet e shpërthimit në Lushnje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Punëtorët vrapojnë për të shpëtuar, publikohen

Në video shihet shpërthimi që ka ndodhur në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Është publikuar video që tregon momentin e shpërthimit të fuqishëm në qytetin e Lushnjës ku humbi jetën një person dhe 8 të tjerë u plagosën, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela.

Në video shihet shpërthimi që ka ndodhur në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Pas kontaktit, shihet qartë se si përhapet flaka në gjithë kapanonin. Ndërkohë që punëtorët që ndodheshin përreth vrapojnë për të shpëtuar. Nga shpërthimi humbi jetën vinçieri, Landi Verçani.

Ndërkohë kujtojmë se 3 nga të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Traumës. Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë, mësohet se është djali i viktimës.

Ndërsa deputeti i PS-së, Bujar Çela i është nënshtruar një operacioni në splital dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.