TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-01-10 13:20:00

Nuk ndalet shefja e Antitrafikut, thyen masën e sigurisë dhe tenton t'i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit 

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalet shefja e Antitrafikut, thyen masën e sigurisë dhe tenton
Alma Bime

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

Drejtoresha e Emigracionit në Drejtorinë e Brendshme Alma Bime, është arrestuar nga policia. 

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër të publikuar më parë ka djegur krevatin në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet pranë rrugës “Hysen Gjura” në zonën e Kinostudios.

Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime ka shkuar në banesë ku është përplasur me shtetasin e huaj dhe më pas i ka djegur krevatin ish-partnerit. Më tej ajo ka vijuar me mesazhe kërcënuese ndaj shtetasit të huaj. Për këtë arsye vetë Tomori ka bërë denoncim në polici.

Alma Bime mban prej disa vitesh postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme.

Në shtator ishte “Pamfleti” që zbuloi se Alma Bime ishte dhunuar nga bashkëjetuesi dhe ky i fundit përfundoi në qeli për shkak të një denoncimi nga ana e saj. 

Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Tiranë. Pas dhunës fizike, zyrtarja e MB ka njoftuar kolegët e saj të uniformave blu, të cilët kanë bërë arrestimin e Mareglen Tomorit.

Prokuroria në atë kohë regjistroi një procedim penal për veprën penale të “dhunës në familje”, ndërsa për të u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Por duket se drejtoresha vijon të jetë protagoniste e të tilla incidenteve.

 

 

alma bime alma bime perndjek ish-bashkeshortin

Lini një Përgjigje