TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-21 13:00:00

ARRSH bllokon totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës

Shkruar nga Pamfleti

Pamjet e disa ditëve më parë tregojnë gërryerje të konsiderueshme në shtratin e lumit Shkumbin, në të njëjtën zonë ku ndodhi rrëshqitja dhe u dëmtua njëra korsi e rrugës.Ndërhyrjet me inerte në këtë zonë përkojnë me pikën ku terreni humbi stabilitetin.

ARRSH bllokon totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e
Bllokohet aksi Librazhd–Pogradec

Autoriteti Rrugor Shqiptar pasi ndaloi qarkullimin e mjeteve me tonazh të rëndë dhe të autobusëve në aksin Librazhd–Pogradec, pas përkeqësimit të rrëshqitjes së dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, pranë Dragostunjës, tashmë ka bllokuar totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, pasi rrezikohet shembja e urës

“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH, Ami Kozeli.

Shembja e fundit ka avancuar dhe ka marrë gjysmën e karrexhatës, duke rritur rrezikun për pjesën tjetër të rrugës.

Strukturat konstatuan edhe çarje në urë, e cila paraqet rrezik për qëndrueshmërinë. Vendimi për ndalimin e mjeteve të rënda u mor në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Në këtë segment ishin evidentuar më herët çarje të vjetra dhe të reja. Fillimisht, ARRSH kufizoi lëvizjen në një korsi. Me thellimin e dëmtimeve, autoriteti kaloi në ndalim të plotë për kamionët dhe autobusët.

ARRSH bllokon totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e

Pamjet e disa ditëve më parë tregojnë gërryerje të konsiderueshme në shtratin e lumit Shkumbin, në të njëjtën zonë ku ndodhi rrëshqitja dhe u dëmtua njëra korsi e rrugës.

Ndërhyrjet me inerte në këtë zonë përkojnë me pikën ku terreni humbi stabilitetin.

ARRSH bllokon totalisht aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e

ARRSH u kërkoi drejtuesve të mjeteve të rënda të përdorin rrugë alternative, por policia nuk paraqiti asnjë itinerar konkret, pasi për këtë kategori mjetesh nuk ekziston një devijim funksional.

Kamionët dhe autobusët që lëvizin nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës drejt portit të Durrësit mbeten ende pa zgjidhje kalimi.

Banorë të zonës deklaruan se një situatë e tillë nuk ishte shfaqur më parë në këtë përmasë. Ndërkohë, segmenti vijon të përballet me rrezik të shtuar, ndërsa institucionet kufizohen në masa ndaluese pa ofruar një plan të qartë ndërhyrjeje.

bllokohet aksi librazhd–pogradec

1 Komente

  1. A
    Aleksander

    gomere gomere gomere,,,

    Lini një Përgjigje