TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-03-20 06:59:00

Festa e Fitër Bajramit, besimtarët falin Namazin; mesazhi kundër luftrave nga sheshi “Skënderbej” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festa e Fitër Bajramit, besimtarët falin Namazin; mesazhi kundër

Me mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Fitër Bajramin. Besimtarët në Tiranë falën namazin në sheshin ‘Skënderbej’, nga ku u drejtuan thirrje për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, e cilësoi Fitër Bajramin si festën që na kujton vlerat më të larta njerëzore: mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë.

Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi, bashkimi dhe mirësie për çdo familje shqiptare, tha ai.

Konfliktet, luftrat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi.

Mesazhi i fesë islame është i qartë: islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit. Allahu në kuran e përshkruan të dërguarin e tij mëshirë për botën për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj. Kjo do të thotë se besimtari është thirrur të jetë burim paqeje mëshire dhe drejtësie kudo.

Sot, aty ku ndodhet bota  kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut nga familja nga komuniteti ku ne jetojmë ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin. Ne si shoqëri kemi përgjegjësinë të kultivojnë këto vlera shumë të rëndësishme të patjetërsueshme në të gjitha kohërat dhe vendet", tha kreu i KMSH.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Kjo festë ka edhe përmbajtjen e saj, gëzimin, harenë, në çka tregon edhe shembulli i Ebu Bekrit r.a., i cili me një ditë bajrami e vizitoi të bijën e tij, Aishen r. anha, në shtëpinë e Muhammedit a. s.

/Në përditësim/

fiter bajram namazi besimtaret

Lini një Përgjigje