TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-01-05 13:26:00

Ikën heroi i tubit të Vlorës, Flauers Shoshi shkarkohet nga AKUK

Shkruar nga Pamfleti
Ikën heroi i tubit të Vlorës, Flauers Shoshi shkarkohet nga AKUK
Flauers Shoshi shkarkohet nga AKUK

Lëvizje të mëdha tek kompanitë e shërbimeve publike.

Pas ndryshimeve të detyruara në Korporatën Elektroenergjetike dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për shkak të arrestimit të drejtorëve, këtë fillimjave ndryshimet kanë prekur edhe sektorin e ujit.

Kapitali.al mësoi se Belinda Balluku ka shkarkuar Flauers Shoshin nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve duke e emëruar atë në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës. Shoshi zëvendëson në këtë post, ish drejtorin Skerdi Drenova, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit të kaluar.

Ndërkohë burime i thanë Kapitalit se në krye të AKUK është komanduar përkohësisht Elidjana Çelajn, e cila më parë ka mbajtur poste drejtues në Postën Shqiptare, por ka shërbyer përkohësisht edhe si drejtoreshë e komanduar e Tatimeve.

Flauers Shoshi u bë i njohur për publikun gjatë krizës së ujit në Vlorë, kur deklaroi në protestën e qytetarëve vlonjatë se as ai nuk ishte larë se kishte qenë në terren gjithë kohës duke punuar për zgjidhjen e problemit.

 

flauers shoshi shkarkohet nga akuk

2 Komente

  1. L
    Luan fishta

    Flauers Shoshi ka nje kariere 20 vjecare vetem si ingjiner e drejtues i sistemit te ujesjellesve. Eshte punonjes energjik dhe ndjek punen ne terren, Eshte fat per banoret e Tiranes. Besoj se do kemi permiresim ne furnizimin me uje.

    1. V
      Vlora

      Hajd vjedhje te mbara Race hajdutesh

      Lini një Përgjigje