Prokuroria e Vlorës ka zhvilluar një veprim hetimor në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore (OPGJ) janë paraqitur me urdhër sekuestrimi për një sërë dosjesh që lidhen me Zyrën e Aseteve.
Sipas informacioneve, dokumentacioni i kërkuar i përket periudhës 2023–2025. Në fokus të verifikimeve kanë qenë procedurat për ndarjen apo parcelizimin e hapësirave të plazheve, si edhe kontratat e lidhura gjatë këtyre viteve.
Burime bëjnë me dije se oficerët e OPGJ-së kanë qëndruar në ambientet e bashkisë nga ora 13:00 deri rreth orës 23:00, duke kryer verifikimet përkatëse dhe duke administruar dokumentacionin e nevojshëm për hetimin.
Në përfundim të veprimeve, Prokuroria ka sekuestruar dosjet dhe kontratat që lidhen me menaxhimin dhe dhënien në përdorim të plazheve për periudhën në fjalë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi natyrën e plotë të hetimit apo personat që mund të jenë nën verifikim.
e njejta gje ka ndodhur dhe ne DURRES,,,,,,bile dhe me keq,,,,,,ja vlen qe prokuroria te beje verifikime dhe aty,