TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-16 18:20:00

Kuçova, Vlora e Ballshi nën ujë, shirat e rrëmbyer përmbytin rrugët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kuçova, Vlora e Ballshi nën ujë, shirat e rrëmbyer

Shirat e rënë mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.  Thuajse të gjitha rrugët e qytetit të Kuçovës janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit duke filluar nga “rreth-rrotullimi i Ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, “1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.

Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as nënstacioni elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës. Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës.

Po ashtu edhe në Vlorë e Ballsh ka pasur shumë probleme. Rrugët janë mbuluar nga uji.

 

 

kucova vlora

Lini një Përgjigje