Ditën e sotme janë publikuar zyrtarisht notat e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026, duke i dhënë mundësi maturantëve të njihen me rezultatet e testimit të fundit të këtij cikli.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila njofton se rezultatet janë shpallur nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre përmes platformave zyrtare të QSHA-së, sipas procedurave të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.
Provimi i Lëndës me Zgjedhje u zhvillua më 23 qershor dhe shënoi përfundimin e ciklit të provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2026. Ky test ishte etapa e fundit e procesit të vlerësimit të maturantëve, pas provimeve të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, si edhe Matematikës.
Me publikimin e rezultateve të Lëndës me Zgjedhje përmbyllet procesi i shpalljes së notave të provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa maturantët do t'i përdorin këto rezultate për llogaritjen e pikëve dhe aplikimet në institucionet e arsimit të lartë.
Notat i gjeni në dokumentin më poshtë:
Lini një Përgjigje