
Historians, political philosophers, intellectuals of different schools or positions have devoted thousands and thousands of pages, entire volumes, studies and articles to the comparison between Nazism and communism. Generally, in their publications and studies, they focus on the police control of society by these dictatorships, on the role of the dictatorial state hierarchy, of the head of state, as a suffocator of free thought, on the omnipresent place of official propaganda in society, on the mass massacres and the network of concentration camps, on the activity of the police, the NKVD in the USSR (later the KGB) and the Gestapo in the Third Reich. In his book “Le Passé d'une illusion” (The Past of an Illusion) François Furet notes that Nazism and communism have the same opposition to liberal democracy and what they call the “capitalist bourgeoisie”. Both ideologies claim to be socialist and use the image of socialism. Communist countries called themselves “socialist.” “Nazism” is an abbreviation of National Socialism.
Continued from the previous issue
FILM
The party also criticizes works that present the living conditions of Soviet workers in an unfavorable light. Thus, the film 'Большая жизнь' ('Big Life') made in 1939 by Leonid Lukov, with a script by Pavel Nilin, became the subject of criticism. The film deals with the reconstruction of Donbass. The young engineer Petukhov, with the support of experienced miners, develops a new method of coal extraction. But not everyone believes in the success of the new method. More than others, the chairman of the mining committee, Usinin, a man who is afraid of any responsibility, doubts.
He is also supported by internal enemies, who plot to collapse the mine during the experiment of the new method. The veterans of the mine, Kuzmai and Viktor, believe in the success of the new method and convince Petukhov to stay in the mine and continue working. The young engineer introduces a new method for exploiting coal mines with renewed energy. On the day of the experiment, the miners, working according to the new method, significantly exceeded the norms. After setting a new record, the workers of the mining brigade leave the mine as heroes.
Sikurse shihet, gjithçka është në përputhje të plotë me skemën e Realizmit Socialist. Pushteti, megjithatë, nuk i kursen kritikat. Kjo për faktin se filmi jep në ekran punëtorët e vendosur në kazerma të pista dhe pothuajse të shkatërruara. Ky realitet i kohës nuk përputhet me skemat e Realizmit Socialist Të lodhur moralisht dhe fizikisht, të poshtëruar dhe të frikësuar, të gjendur përpara jetës dhe vdekjes, në raste të shumta krijuesit praktikojnë vetë-censurën, për të shpëtuar veten dhe filmin.
Disa rrezikojnë dhe zgjedhin “gjuhën e Ezopit” për të thënë të vërtetën, por metaforat dhe një gjuhë e koduar nuk janë gjithnjë të kapshme nga spektatori. Nga ana tjetër, ato kapen me zell të tepruar nga censura. Shumë kineastë të kohës, të gjendur midis pamundësisë për të pasqyruar në ekran realitetin, jetën e përditshme të paideologjizuar, zgjedhin t’i shërbejnë modelit të Realizmit Socialist pa bindje. Të tjerë zgjedhin t’u drejtohen epokave që nuk lidhen me aktualitetin, i largohen aktuales dhe gjejnë strehë larg, në histori.
Gjatë viteve në vazhdim, kontrolli i prodhimit dhe shpërndarjes së filmit vjen duke u forcuar edhe më tej, dyfishohet, trefishohet. Edhe pasi i kishte kaluar të gjitha shkallët, pas xhirimit dhe montazhit, prodhimi përfundimtar mund të hidhej lehtësisht në koshin e plehrave, thjesht sepse ai mund të mos i pëlqente vetëm një shikuesi, Stalinit. “Përpara se të shihej nga Stalini, filmi ‘Gjeorgjia sovjetike’ (Stalini ishte me kombësi gjeorgjiane) u shikua tridhjetë herë nga realizuesit e tij dhe të gjitha pamjet e dyshimta u fshinë”.
Në vitin 1940, më 7 gusht, u shfaq në ekran filmi ‘Закон жизни’ (‘Ligji i jetës’), realizuar nga A. Stolperi dhe B. Ivanovi. Filmi mori paraprakisht pëlqimin e zëvendëspresidentit të Këshillit të Komisarëve të Popullit dhe të presidentit të Komitetit të Kinemasë. Një artikull pa autor, d.m.th. i porositur “nga lart” dhe me vlerë direktive, botuar në ‘Правда’ më 18 qershor 1940, dënon moralin e filmit, duke e cilësuar si “të rremë”, “shpifës” ndaj rinisë studentore sovjetike. Revista ‘Кино’ që më parë e kishte lavdëruar filmin për “sinqeritetin” dhe për “mprehtësinë” e tij u detyrua të tërhiqet duke botuar, në të njëjtën kohë me ‘Правда’, të njëjtin artikull pa autor. Vendimi për të ndaluar filmin u muar personalisht nga Stalini.
Me 9 shtator 1940, skenaristi i filmit, Avdenko, u thirr nga Zhdanovi, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste sovjetike, në një mbledhje të veçantë të Byrosë Politike ku, përveç Stalinit, ishin të pranishëm edhe Malenkovi, anëtar i Byrosë Politike, A. Andrejevi, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste sovjetike, Poskrebishevi, sekretar i Stalinit, Pospelovi, Aleksandrovi, Polikarpovi, të tre përgjegjës të Agjitpropit, Fadajevi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve sovjetikë, gjithsej 22 vetë, shkrimtarë, regjisorë, etj.
Stalini i bëri një kritikë të rreptë Avdenkos. Ai qëndroi fillimisht mbi nocionin e правдивость, «të vërtetës», dhe të обьективность, «objektives», duke theksuar më pas se letërsia nuk mund të jetë fotografike, se ajo duhet të jetë «tendencioze» dhe t’i shërbejë një klase të caktuar, por pa rënë në karikaturë.
Udhëheqësi i Kremlinit nuk shfaqet vetëm në dhënien e disa tezave dhe përfundimeve teorike e ideologjike mbi filmin në përgjithësi, por edhe si specialist në realizimin praktik të tij. Ai është në rolin e patronit të pakundërshtueshëm, që urdhëron temën, subjektin e një filmi konkret, zgjedh dhe skenaristin dhe regjisorin, jep pëlqimin apo mospëlqimin për pjesë të skenarit apo për tërësinë e tij.
Është Stalini ai që jep idenë lidhur me domosdoshmërinë e një filmi mbi carin e parë rus ‘Иван Грозный’ (‘Ivani i Tmerrshëm’). Është po ai që praktikisht zgjedh skenaristin dhe regjisorin e këtij filmi. Skenari i shkruar nga Aizenshtaini, u miratua nga vetë Stalini. Pjesa e parë e “Ivanit të Tmerrshëm” u shfaq në janarin e vitit 1945. Përgjatë një viti filmi u ndoq nga 900 mijë shikues. Regjisori dhe ekipi i tij u nderuan me çmimin Stalin të shkallës së parë. Krejt ndryshe u prit pjesa e dytë, e cila u censurua, sepse Stalini e vlerësoi atë si kritikë ndaj pushtetit. Sipas kreut të Kremlinit, filmi vendoste paralele me regjimin e tij.
Në gusht, shtator të vitit 1946, në Bashkimin Sovjetik nis ajo që rusët e kanë cilësuar si “Ждановщина” (“Zhdanovizëm”) d.m.th. një shtrëngim i mëtejshëm i vidave edhe për prodhimin kinematografik. Censura u organizua në tri nivele dhe në tre mekanizma të ndryshëm, por me të njëjtën uniformë. Në shkallën më të lartë të piramidës është Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (bolshevike), pastaj Ministria e Kinemasë dhe më pas Këshilli Artistik pranë kësaj Ministrie. Si organe të përhershme ato mbikëqyrin planet e prodhimit, kontrollojnë partiturat muzikore të filmit, lexojnë skenarët dhe vlerësojnë filmin e përfunduar. Secila shkallë ia paraqet përfundimet e saj shkallës së mësipërme dhe “udhëtimi” vazhdon kështu deri në Komitetin Qendror.
Në shtator të vitit 1946, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (bolshevike) kritikoi pjesën e dytë të “Ivanit të Tmerrshëm”, midis të tjerave, duke theksuar se Regjisori S. Aizenshtain, në pjesën e dytë të filmit “Ivani i Tmerrshëm”, ka treguar injorancën e tij në parashtrimin e fakteve historike, duke paraqitur ushtrinë përparimtare të gardës së Ivanit të Tmerrshëm si një bandë të degjeneruar, si Ku Kluks Klani amerikan dhe Ivanin e Tmerrshëm, një burrë me karakter dhe vullnet të fortë, si një farë Hamleti”.
E njëjta rezolutë qëndron më shumë, deri në detajet teknike, në pjesën II të filmit Большая жизнь (Jeta e Madhe), realizuar nga Leonid Lukovi me skenar të Pavel Nilinit. Pjesa I e filmit, e kryer në vitin 1941, pati sukses të veçantë. Ajo u ndoq nga 18,6 milionë shikues dhe u nderua me çmimin “Stalin të Shkallës II”. Për pjesën e dytë të filmit, të kryer në vitin 1946, Rezoluta thekson:
“Përmbajtja e filmit nuk përkon me titullin e tij. Për më tepër, titulli i filmit “Jeta e Madhe” tingëllon si një tallje e tij me realitetin sovjetik filmi më tepër pasqyron periudhën e rindërtimit të Donbasit pas përfundimit të Luftës Civile, dhe jo Donbasin modern me teknologjinë dhe kulturën e tij të përparuar, të krijuar gjatë viteve të planeve pesëvjeçare Staliniane. Autorët e filmit krijojnë tek shikuesi përshtypjen e rreme se rindërtimi i minierave dhe nxjerrja e qymyrit në Donbas, pas çlirimit të tij nga pushtuesit gjermanë, kryhen jo në bazë të teknologjisë moderne të përparuar dhe të mekanizimit të proceseve të punës, por nëpërmjet përdorimit të forcës brutale fizike, të teknologjisë së vjetruar prej kohësh dhe metodave konservatore të punës….iniciativa e punëtorëve të rindërtimit të minierave jo vetëm që nuk ka mbështetjen e shtetit, por ndërmerret nga minatorët kundërshtarë të mekanizmave qeveritare.
Kjo paraqitje e marrëdhënieve ndërmjet organizmave shtetërore dhe kolektivit të punëtorëve është krejtësisht e rreme dhe e gabuar…! Sekretari i organizatës së partisë në minierën që po rindërtohet shfaqet në një pozicion të qëllimshëm absurd…! Në filmin “Jeta e Madhe” jepet një pamje e rreme dhe e shtrembëruar e popullit sovjetik. Punëtorët dhe inxhinierët rindërtimit të Donbasit na del të jenë njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, me anë shumë të dobëta morale…një popull sovjetik me moral që absolutisht nuk i ngjan atij të shoqërisë sonë…”. Rezoluta ndaloi daljen në ekran të pjesës II të ‘Большая жизнь’ (‘Jeta e Madhe’).
Kështu do të veprohet edhe me filmin ‘Простые люди’ (‘Njerëz të thjeshtë’) të Leonid Traubergut dhe Grigori Kozitsevit. Ky film i vitit 1945, është i vetmi në gjininë e tij, që trajton zhvendosjen e uzinave ruse në Lindje pas agresionit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1946 filmi u kritikua ashpërsisht, u censurua dhe u ndalua të shpërndahet për sallat e kinemave. Sipas Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, skenari i filmit vendoste në plan të parë punëtorët dhe kuadrot e uzinave dhe jo anëtarët e Partisë Komuniste. Ai u cilësua si “i dëmshëm” dhe “i gabuar”.
Filmi ‘Поезд идет на Восток’ (‘Treni shkon në Lindje’) është një komedi lirike e Juli Raizmanit, realizuar në vitin 1948, në valën e re të shtypjes staliniane. ‘Поезд идет на Восток’ iu tregua fillimisht Stalinit. Udhëheqësit të Kremlinit nuk i pëlqeu personazhi kryesor sepse, sipas tij, ai nuk shikonte drejt, por poshtë këmbëve. Pasi pa një pjesë të filmit, Stalini pati këtë dialog me Raizmanin:
– “Në cilin stacion jemi”?, pyeti Stalini.
– “Ky është Novosibirsku, shoku Stalin”, u përgjigj Raizman.
– “Po. Këtu duhet të zbres”, tha Stalini, duke u ngritur dhe braktisi sallën”. Filmi nuk u shfaq kurrë në ekranet e kinemasë në Bashkimin Sovjetik.
‘Молодая гвардия’ (‘Garda e re’) është një tjetër prodhim kinematografik sovjetik i viteve ’40-të. Ky film i Sergei Gerasimovit, është përshtatje e romanit me të njëjtin titull të Aleksandër Fadajevit. Ai është filmi më fitimprurës i vitit 1948 me rreth 48.600.000 bileta të shitura. Në vitin 1949, Gerasimovi dhe të tjerë nga ekipi i filmit u dekoruan me çmimin “Stalin”. Me gjithë këtë, edhe ky film nuk u shpëtoi kritikave zyrtare, sipas të cilave, autorët e kishin tepruar me spontanitetin e rezistencës, duke mënjanuar rolin e Partisë. Përgjegjësia binte, sigurisht, mbi atë që kishte edhe rolin kryesor në realizimin e tij, d.m.th. mbi Sergei Gerasimovin.
Në fundin e viteve 1940 kinemaja sovjetike gjendet në krizë të thellë. Në të gjithë filmat, në vend të parë është boshti ideologjik, d.m.th. hyjnizimi i partisë në pushtet, i kreut të saj, i përparësive të sistemit apo të modelit të socializmit sovjetik, dhe “të ardhmes së ndritur”. Personazhet kryesorë të filmit flasin, shpesh, me slogane. Nuk ka personazhe të ndërlikuar, tek të cilët të ndërthuren tiparet pozitive dhe negative, siç edhe është normale në jetë. Janë vetëm dy linja : e mira absolute dhe e keqja absolute. E mira është gjithnjë në anën e komunizmit, të Partisë dhe e keqja është gjithnjë kundër tyre.
Periudha staliniane e viteve ’40-të është quajtur nga sovjetikët si “Малокартинская эпоха”, d.m.th. si epokë e mungesës së filmit. Kjo nga që prodhimi kinematografik, gjatë këtyre viteve, por edhe më tej, si pasojë e një censure frymëmarrëse, dërmuese, ishte mjaft i dobët dhe humbi forcën tërheqëse.
Mbi rolin e censurës ndaj filmit sovjetik, një dëshmi më të përgjithshme na jep Komisioni i konflikteve i dalë nga Kongresi V-të i Kineastëve Sovjetikë i majit të vitit 1986. Ky Komision do të rehabilitojë 250 filma të ndaluar që nga viti 1920. Përsa i përket nivelit të prodhimtarisë, faktet tregojnë se nëse në vitin 1947 prodhoheshin ende 23 filma në vend, në vitin 1951 vetëm 9, ndërsa në vitin 1952, prodhohen 18, pra sërish larg nivelit të vitit 1947, që nuk përfaqëson as ky një nivel rekord. Mund të kujtojmë se më parë, në vitin 1930, prodhoheshin 97 filma, 39 filma në vitin 1935 dhe 14 në vitin 1950.
Filmi sovjetik nuk u shpëtoi goditjeve të pushtetarëve edhe pas vdekjes së Stalinit. ‘Застава Ильича’ (‘Bastioni i Iliçit’) e Marlen Khoutsievit, bën fjalë për një të ri që krahason aspiratat e tij me ato të të atit, të vrarë në luftë në moshën që ai ka tani. Ky film u godit publikisht me forcë nga Hrushovi dhe, nën presionin e autoriteteve sovjetike, vetëm pasi u ripunua, duke ndryshuar edhe titullin në ‘Мне двадцать лет’ (‘Unë jam 20 vjeç’) u rehabilitua në vitin e largimit të Hrushovit nga pushteti.
Edhe ‘Комиссар’ (‘Komisari’) i vitit 1967, si dhe autori i tij, Aleksandër Askoldovi, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovjetik. Filmi bazohet në të dhëna historike. Ai u ndalua. Askoldovi u përjashtua nga Partia Komuniste dhe nuk xhiroi një film të dytë gjatë gjithë jetës së tij. ‘Комиссар’, një film humanist dhe tolerant, u dënua si pro-sionist dhe u shfaq sërish, pas 20 vjetësh, vetëm në vitin 1987, gjatë perestrojkës së Gorbaçovit. “Historia ime, ajo e Komisarit, – do të shkruajë vite më pas Askoldovi, qëndron midis dy datave: 1967-1987.
Jeta ime është një vijë lidhëse midis të dyjave. I diplomuar në Shkollën e Kinemasë të Moskës, unë desha të tregoj trajtimin e keq, gjenocidin e vërtetë që revolucioni i porsalindur ushtroi ndaj hebrenjve të Ukrainës më se 15 vjet përpara Hitlerit. Sa i çmendur isha! Unë e ndjeva mirë se skenari ishte bezdisës, por u besoja bashkatdhetarët e mi, si më të aftë për autokritikë, gjë që vetë ata nuk e pretendonin. Nuk dëshiroja as të provokoj, as të çudis, por unë kisha kredon time morale. Unë ndieja, pa dashur të fantazoj, se shkoja në drejtim të kundërt me të gjitha mësimet e kohës.
Komisari i përfunduar pati vetëm një projektim, një të vetëm, në bazë të të cilit e inkriminuan autorin me të gjitha mëkatet e Rusisë. Unë protestova. Erdhën e kërkuan bobinat e filmit. Më pas i thanë gruas sime se ato ishin djegur. I shkrova Suslovit. Ai ishte eminenca gri e doktrinës socialiste. ‘Shkatërrimi i një vepre arti, – thoshte letra ime, – është veprim barbar pa asnjë sens dhe që të kujton djegien e librave në Nuremberg nga një regjim i urryer’…! Unë mbijetova”.
Po në vitin 1967 u ndalua filmi ‘История Анны Клячной’ (‘Historia e Ana Klaçnovës’) e Andrei Konshalovskit. Në vazhdim, në vitin 1971, u ndaluan filmat ‘Долгие проводы’ (‘Lamtumirë e gjatë’) i Kira Muratovës dhe ‘Провеорка на дороо гах’ (‘Kontroll rrugor’) i Aleksei Germanit. Më pas, në vitin 1979, do të jetë filmi ‘Тема’ (‘Tema’) i Gleb Panfilovit, të cilit censura sovjetike do t’i rezervojë të njëjtin fat. Pavarësisht disa realizimeve tepër të arrira, vitet 1980 do të nisin si një dhjetëvjeçar edhe më asfiksues për kinemanë sovjetike.
Si pasojë e shtrëngesave të forta ideologjike, disa autorë si Aleksandër Ptushko apo Genadi Kazanski, iu kushtuan kinematografisë për fëmijë. Po në këtë linjë punoi edhe Elem Klimovi. Në vitin 1964, ai debuton si regjisor në filmin ‘Добро пожаловать, или Посторонний вход воспрещён’ (‘Mirësevini ose Hyrje e ndaluar’) një satirë që zhvillohet në kampin e pushimit të pionierëve. Ndër sekuencat e këtij filmi është një që paraqet një pionier duke i fryrë borisë në mënyrë ritmike, pastaj duket drejtori mbi një tribunë, i rrethuar në mënyrë ceremoniale nga brigadat e pionierëve.
The director's speech conveys the state ideology, the spirit of unconditional submission and military discipline from the first years of life. "Children," says the director, "you are the masters of the colony." Then he adds the following phrase: "And what do we expect from you in return?" The children answer in chorus: "You know how to fold."/ Memorie.al
Lini një Përgjigje