TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-06-19 22:12:00

Si u filmua Gjici? Artan Hoxha tregon detajet: Kamera ka qenë e vendosur në një termus

Shkruar nga Pamfleti

Si u filmua Gjici? Artan Hoxha tregon detajet: Kamera ka qenë e vendosur

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar seks-skandalin e ndodhur në Bashkinë e Kukësit, ka treguar disa detaje në lidhje me atë se çfarë i kërkojnë ministrat kur bisedon në telefon.

Hoxha tha se rasti i Gjicit nuk është i izoluar, janë të shumtë zyrtarët që abuzojnë me detyrën.

Ndërsa theksoi se janë të shumtë zyrtarët e lartë të cilët kërkojnë mbrojtje, që mos ju dalin përgjimet publikisht.

Ai tha se gjatë bisedës që bën me ministrat ata shpesh e pyesin se: “A ka sinjal?”, duke shtuar kjo është një nga mënyrat e kriptuara për të mos lejuar përgjimet telefonike.

Nga ana tjetër Artan Hoxha ka deklaruar se ka dyshime se kamera që ka filmuar Gjicin ka qenë e filmuar në një termus që përdoret për të pirë ujin. Madje në një moment në video dëgjohet që Gjici i thotë: “Hë dhe ti me atë në dorë”.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Sa herë flas me një ministër pyetja e parë që më bëjnë është, a ke sinjal?

Rakipi: Çfarë është kjo?

Hoxha: Kjo është një mënyrë komunikimi e kriptuar që mos lejojë përgjimin. Pse bëhet kjo gjë, për të fshehur të vërtetën.

gjici hoxha

Lini një Përgjigje