TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-06-18 12:07:00

S'ka liri për Berishën dhe Malltezin, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

S'ka liri për Berishën dhe Malltezin, Apeli i GJKKO lë

Sali Berisha nuk del nga shtëpia. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk pranoi të ndryshojë masën e sigurisë për ish kryeministrin 'arrest shtëpie' 

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

sali berisha gjkko

Lini një Përgjigje