TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-08-18 09:33:00

Skandali me koncesionin e sterilizimit, nis seanca në GJKKO për ish-zv.ministri Rjepaj, biznesmenin Rrapaj dhe 6 zyrtarët e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me koncesionin e sterilizimit, nis seanca në GJKKO për

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ku të arrestuarit nga SPAK për koncesionin e sterilizimit do të njihen me masën e sigurisë.

Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, GJKKO caktoi masa sigurie edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Gjyqtari Erion Bani caktoi “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Mjeku Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është lënë nga gjykata në masën detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur edhe për të pandehurit Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Veprat penale të shënuara në dosje nga SPAK, janë falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre për zyrtarët, dhe mashtrim për biznesmenin Rrapaj. Prokurori mësohet se i ka dërguar kërkesat për masa në gjykatë në muajin qershor, por zbatimi i tyre është bërë vetëm pas lokalizimit të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili është ndaluar në Dhërmi ku ndodhej me pushime. Pronari i kompanisë fituese të koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj, sipas burimeve të hetimit kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK.

Masat e sigurisë:

Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'

Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

skandali 100 mln euro me koncesionin e sterilizimit nis seanca në gjkko për ish-zv.ministrin rjepaj

Lini një Përgjigje