TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-07-10 09:26:00

Prokurorë e gjyqtarë amerikanë takim me Dumanin në SPAK, çfarë u diskutua

Shkruar nga Pamfleti

Prokurorë e gjyqtarë amerikanë takim me Dumanin në SPAK,

Personalitete të larta të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar sot (10 korrik) një takim me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët e tjerë. Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjesë e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. 1/2.

Sipas ambasadës, zyrtarët amerikanë nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Në përmbyllje, nënvizohet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

"Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar", njofton ambasda e SHBA.

spak shba dumani amerikan gjyqtare

Lini një Përgjigje