Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë katolike në Minesota, SHBA.
Sipas raportimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për dy viktima dhe 20 të plagosur, katër prej të cilëve janë plagosur rëndë, ndërsa autori i dyshuar, është neutralizuar nga policia.
Raportohet se ka mbetur i vdekur edhe vetë autori i sulmit.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës (ora 15:30 me orën e Shqipërisë), kur forcat e rendit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna brenda kishës.
Dëshmitarë tregojnë se panë për një burrë të veshur me të zeza, i cili mbante një pushkë gjuetie.
Në momentin e sulmit në kishë po zhvillohej mesha e përditshme, ndersa ekziston dyshimi se brenda ndërtesës mund të jetë vendosur edhe një bombë.
Guvernatori i Minesotës, Tim ëalz, në një postim të tij në rrjetet sociale ka deklaruar se incidenti ka ndodhur në shkollë. Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi ndodhen në kishën Annunciation Church.
"Po lutem për fëmijët dhe mësuesit tanë, java e parë e shkollës e të cilëve u njollos nga ky akt i tmerrshëm dhune", shkroi ëaltz në X.
E hëna ishte dita e parë për nxënësit në shkollën katolike K-8.

Lini një Përgjigje