Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, hapi punimet e ditës së dytë të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara. Në fjalën e tij, ai trajtoi zhvillimet kryesore të sigurisë ndërkombëtare, duke riafirmuar mbështetjen e Turqisë për Ukrainën dhe duke bërë thirrje për zgjidhje diplomatike të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Erdogan vlerësoi përpjekjet për arritjen e paqes dhe u ndal veçanërisht te nismat që synojnë uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ai theksoi se Ankaraja mbështet dialogun dhe është e gatshme të japë kontributin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Unë ndaj vizonin e Trump për paqen dhe theksoj mbështetjen time për nismat. Në përfitojmë dhe nga kanalet e komunikimit për të drejtuar Rusinë drejt paqes. Unë e vlerësoj shumë qëndrimin e vendosur të mikut tim Trump për të garantuar që kriza e Iranit të përfundojë me një marrëveshje pavarësisht përpjekjeve për sabotazh. Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë për të pastruar Hormuzin. Dua ti shpreh falënderimet mbështetjes së NATO-s për raketat që shënjestrojnë Turqinë dhe shtete të tjera që kanë aktivizuar bateri raketash shtesë”, tha Erdogan.
Lini një Përgjigje