TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-07-08 10:34:00

Po udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara drejt Pakistanit, zhduket avioni me 5 anëtarë ekuipazhi

Shkruar nga Pamfleti
Po udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara drejt Pakistanit, zhduket avioni me 5
K2 Airways

Një avion transporti i tipit Boeing 737-400, në pronësi të kompanisë K2 Cargo Airëays, është zhdukur nga radarët gjatë një fluturimi nga Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, me destinacion Karaçin, në Pakistan. Në bord ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit.

Kontakti me avionin u ndërpre mbrëmjen e së martës, kur ai po fluturonte rreth 300 kilometra në perëndim të Karaçit, mbi ujërat e Detit Arabik.

Sipas informacioneve paraprake nga sistemet e monitorimit të fluturimeve, pak çaste para zhdukjes avioni regjistroi një humbje të menjëhershme të lartësisë dhe ndryshoi papritur drejtimin e lëvizjes. Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se ekuipazhi kishte sinjalizuar më herët një problem me sistemin e navigimit dhe kishte qenë në komunikim me kontrollin ajror.

Menjëherë pas ndërprerjes së kontaktit, Qendra e Koordinimit të Shpëtimit në Pakistan aktivizoi një operacion kërkimi në zonën ku dyshohet se ndodhet avioni.

Deri tani nuk janë gjetur mbetje të avionit dhe as të mbijetuar, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse mjeti ajror është rrëzuar.

Hetimet pritet të nisin sapo të lokalizohet avioni dhe të sigurohen provat teknike që do të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

 

 

zhduket avioni k2airways

Lini një Përgjigje