Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit. Njoftimi u bë përmes një videoje të publikuar në platformën Truth Social.
Në fjalën e tij, Trump theksoi se, “aktivitetet kërcënuese të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë shtetit dhe aleatët tanë në të gjithë botën”.
Trump tha gjithashtu se "për 47 vjet regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pafundme gjakderdhjeje"
Ai i referohet krizës së ambasadës amerikane nga viti 1979 dhe 1981, ku 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.
"Ka qenë terror masiv dhe nuk do ta durojmë më gjatë", shtoi Trump.
Detaje të mëtejshme mbi natyrën dhe shtrirjen e operacioneve nuk janë bërë ende publike.
Ndërkohë, një zyrtar iranian u shpreh për agjencinë e lajmeve "Reuters" se Teherani po përgatit një kundërpërgjigje pas sulmeve të Izraelit.
Sipas të njëjtit burim, reagimi pritet të jetë “shkatërrues”, megjithatë nuk janë dhënë informacione konkrete mbi objektivat apo se kur do të ndodhë sulmi.
Lini një Përgjigje