TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2025-11-25 14:26:00

Shpërthim në një gjykatë në Turqi, plagoset një person (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një gjykatë në Turqi, plagoset një

Një shpërthim është regjistruar këtë të martë në bodrumin e gjykatës së qytetin juglindor turk të Sanliurfa-s. Shpërthimi raportohet se është pasuar edhe nga një zjarr.

Shpërthimi, shkaku i të cilit mbetet i panjohur, plagosi një punonjës. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc konfirmoi se i plagosuri është sekretari i gjykatës.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara nxituan në vendngjarje, ndërsa në zonë u morën masa sigurie. Guvernatori Hasan Sildak i tha se incidenti në gjykatë po hetohet plotësisht.

“Shpërthimi dhe zjarri në shkallë të vogël në Depozitën e Gjykatës janë vënë nën kontroll. Një person u plagos në incident”, tha Sildak.

Lini një Përgjigje