TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-05-19 18:13:00

Seanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi

Shkruar nga Pamfleti
Seanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi
Eduart Shalsi dhe Gent Sejko

Sejko dhe Shalsi, si dy miq të ngushtë dhe të lidhur me interesa korruptive, ka tre ditë që rrinë kokë më kokë, duke bërë planin se si t’a menaxhojnë këtë seancë dëgjimore dhe të mashtrojnë publikun për skandalin e mikrokredive që po hetohet nga SPAK-u.

Shtatë deputetë të PD kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Guvernatorin Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë për skandalin e mikrokredive.

Seanca dëgjimore është caktuar në datën 21 maji ora 11:00. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë është Eduart Shalsi.

Sejko dhe Shalsi, si dy miq të ngushtë dhe të lidhur me interesa korruptive, ka tre ditë që rrinë kokë më kokë, duke bërë planin se si t’a menaxhojnë këtë seancë dëgjimore dhe të mashtrojnë publikun për skandalin e mikrokredive që po hetohet nga SPAK-u.

Nga ana tjetër, duket se deputetët e PD që firmosën thirrjen e Sejkos në Kuvend, nuk kanë marrë leje tek kreu i PD, Sali Berisha, i cili në të gjitha ligjëratat e pasditeve të tij në ballkon, nuk e përmend kurrë guvernatorin Gent Sejko dhe as skandalin e mikrokredive, i cili mesa duket i kujton piramidat e ’96.

Familja Berisha dyshohet se ka marrë edhe një licencë mikrokredie nga Guvernatori Gent Sejko, aferë për të cilën do të flasim në vijim./Prapaskena

Seanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe ShalsiSeanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe ShalsiSeanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi

gent sejko eduard shalsi kuvend aferat me mikrokredite

Lini një Përgjigje