TAGS-AT E JAVËS

Forum2023-07-12 14:34:00

Bear and mouse on trial for theft

Shkruar nga Pamfleti

Bear and mouse on trial for theft

With his action, the rat violated the law, shook the security and broke the trust that is the cornerstone of the harmony of every society.

The inhabitants of the forest woke up shocked to the news that the grain warehouses had been destroyed, the grain had been stolen and all that was left behind was some rubble and huge footprints. Winter was ahead of them.

Despite the fact that it had rained all night, the large and unique footprints and the disappearance of the honey pots left no doubt about the address of the culprit - the bear's den.

The animals are humming with rage and revolt.

"Let justice do its job," shouted a jackal.

"The investigations are complex and we have not filed a charge yet. We are in the phase of gathering evidence and witnesses," said a prosecutor from the scene.

In the evening, televised debates with the participation of chameleons and the moderation of parrots polluted the acoustics of the forest with screaming comments about the state of security in the forest.

The announcement that came out of the wolves' office stunned everyone, maybe even the wolves themselves.

"A serious incident was recorded in the eastern part of the forest, in the early hours of this morning. The perpetrators left in an unknown direction, but the wolf patrol that was on duty near the scene stopped an ant. As material evidence, a grain of wheat was also seized with which the rat was caught red-handed. Work is underway to identify the other perpetrators.

The lion, the king of the jungle, frightened by the possible revolt of the animals, sent orders to the jackal prosecutors to act carefully and charge the bear as well.

"Investigations continue in a free state".

Reporters and parrots at dinner repeated this phrase, but did not attribute it to the King or the Prosecutor saying it.

The trial session started with the prosecutor's claim.

"We present before you today a matter of great importance, involving the action of the defendant, the mouse. It is suspected that the mouse consummated the act of theft by taking a grain of wheat. Although apparently insignificant, the consequences of this act have worried the inhabitants and the higher authorities of the jungle.

As an accusation, we find that with its morally unacceptable and legally punishable act, the mouse risks the lack of food in the jungle. By robbing a grain of wheat, the mouse has disrupted the delicate chain of food distribution. In a jungle where food is essential to survival, this seemingly trivial theft has led to one less meal for an animal in need by restoring hunger.  

With his action, the rat violated the law, shook the security and broke the trust that is the cornerstone of the harmony of every society. Jungle animals rightly henceforth view the integrity of other creatures with suspicion, fearing that their possessions may be robbed as easily as a grain of wheat ended up in a mouse's mouth.

Ne i kërkojmë kësaj gjykate të nderuar që të marrë parasysh pasojat e gjera të veprimeve të miut dhe të japë një vendim për të vënë drejtësinë në vend dhe për të rikthyer besimin e publikut te autoritetet ligjzbatuese.

Pas fjalës së prokurorit, në sallë ra heshtja. Bufi, që drejtonte seancën u gëlltit pak dhe pa nga dhelpra e cila përfaqësonte ariun. 

“Në respekt të ligjit, por në pamundësi fizike për arsye shëndetësore, ariu i  kërkon ndjesë gjykatës së nderuar dhe opinionit publik për mungesën në seancë.

“Unë, sot i nderuar gjykatës, ndihem e privilegjuar që  kam nderin të përfaqësoj një kafshë të madhe si ariu, dhe kafshët e mëdha dihet që në jetën e tyre udhëhiqen nga qëllime të mëdha dhe fisnike.

Klienti im është akuzuar  për shkatërrimin e një magazine me grurë.  Ndërsa dëmet e shkaktuara, siç i ka pasqyruar me detaje media e pavarur në xhunglën tonë,  janë vërtet të mëdha, është thelbësore të shqyrtohet konteksti dhe synimet më të gjera të të akuzuarit në mënyrë që të arrihet një vendim i drejtë.

 Ne, i nderuar gjykatës, kërkojmë as më shumë e as më pak, veçse drejtësi.

I nderuar gjykatës,

Klienti im në gjithë veprimtarinë e tij është udhëhequr nga principi se “jeta e çdo kafshe është e shenjtë”.  Veprimet e klientit tim janë nisur nga dëshira për të ruajtur jetën e kafshëve. Po, po, jetën e të gjithë kafshëve.

Gruri në depo, i nderuar gjykatës,  ka qenë i helmuar dhe paraqeste rrezik për të madh e të vogël në këtë xhungël që na ka falur Perëndia. Imagjinoni i nderuar gjykatës se çfarë do të kishte ndodhur nëse kafshët do të konsumonin grurin.  Me fuqinë e padiskutueshme, por edhe me mençurinë dhe dhembshurinë që e karakterizon klienti im i ka bërë një shërbim të çmuar komunitetit kafshëror. Ndaj ai, sot me të drejtë  është i zemëruar sepse ka pritur në mos shpërblime, nderime dhe respekt. “Bëj mirë të gjesh keq” janë fjalët e fundit me të cilin u ndava sot në mëngjes në strofkullën e tij. Më lejoni të paraqes para jush i nderuar trup gjykues, fletën e analizave laboratorike që vërtetojnë se gruri ka qenë i helmuar.

I nderuar gjykatës, ndonëse klienti im në pamje të parë duket si gjigant, ai është shumë i butë nga natyra. Është thelbësore të merret parasysh se nuk kemi asnjë përfitim personal ca më keq ndonjë  qëllim keqdashës.

Shkatërrimi i pretenduar i magazinës është i paqëllimshëm, sepse përpjekja ka qenë për shëndetin dhe sigurinë e gjithsecilit prej nesh, edhe tuajën gjykatë e nderuar.

 Së treti, i nderuar gjykatës kërkoj që të keni parasysh rrethanat e paparashikuara. Ariu i shtyrë nga instiktet (që të gjithë i kemi dhe askush nuk fajësohet për to) dhe nga ndjenja e detyrës, nuk mund të parashikonte me detaje pasojat e veprimeve të tij.

Së katërti i nderuar gjykatës, klienti im është i përgatitur të kontribuojë në restaurimin e e objekti në fjalë që ka shërbyer për magazinimin e grurit. Megjithëse mund të përdoren fondet e rindërtimit të parashikuara për raste fatkeqësie, ne kërkojmë të mbahet shënim se klienti është gati të bëj vetë dëmshpërblimin.

Në përfundim i lutem kësaj gjykate të nderuar të marrë parasysh në radhë të parë qëllimet. Le të udhëhiqemi nga parimi universal se kafsha gjykohet nga qëllimet që ka. Pas qëllimeve ju lutem merrni parasysh rrethanat, dhe natyrën e veçantë të klientit. Shpresojmë shumë që përmes jush gjykatës i nderuar drejtësia do të vihet në vend, duke patur parasysh kompleksitetin dhe nuancat e kësaj fatkeqësie.

Ne dyshojmë se zhdukja e qypave të mjaltit është bërë me qëllim për të përqëndruar pistën e hetimeve te Ariu duke njollosur figurën e tij. Ne po ju paraqesim edhe një dëshmi nga mjeku  që mjalti i bën reaksion klientit tim dhe ka vite që ai nuk ja di çfarë shije ka mjalti.  Kërkojmë që organi akuzës të thellojë hetimet dhe të gjejë se kush ka helmuar grurin dhe kush ka vjedhur qypat e mjaltit.

Pas dëgjimit të akuzës dhe mbrotjes Bufi gjykatës shtyu seancën e verdiktit për të nesërmen.

Në mbrëmje seanca e gjyqit ishte gjella kryesore e debatit televiziv.

Papagallët kishin të njëjtën tekst për hapjen e emisionit”

“Sonte, ne kemi ftuar një panel analistësh, të cilët do të ndajnë opinionet e tyre për çështjen “miu dhe ariu”. Ngjarja ka tronditur gjithë shoqërinë e xhunglës tonë. Tema debatit do të përqëndrohet te akti i padenjë i miut dhe gjesti fisnik i ariut. Ndërkohë që sonte diskutojmë këtë çështje e di që shumica prej jush e kanë mendjen te  vendimi që do të japë nesër gjykata. 

Le të nisim pa humbur kohë.

Çfarë mendoni ju për këtë situatë?

Analisti 1, Është e qartë si drita e diellit se miu është përgjegjës për këtë akt vjedhjeje të pa precedent. Por duke u fokusuar vetëm në veprimet e miut  ne bëjmë një padrejtësi sepse largojmë vëmendjen nga roli fisnik i ariut. Krimi i miut, sado i vogël në dukje  nuk duhet të anashkalohet dhe duhet të përballet me gjithë forcën e ligjit.

Analisti 2. Absolutisht, më fal që po të ndërpres i nderuar koleg, por vjedhja e miut nxjerr në pah shpërfilljen e tijj ndaj rregullave dhe ligjeve që normojnë jetën në xhunglën tonë. Unë jam që drejtësia të vihet në vend dhe të dërgojmë një mesazh të qartë se asnjë akt vjedhjeje nuk duhet të tolerohet, pavarësisht rrethanave.

Analisti 3: Sot përfundimisht u qartësuam se shkatërrimi i magazinës së grurit nga ariu  ka ndodhur për rrethanat që u sqaruan  nga avokatja e tij. Ky është rasti t’i kërkojmë falje publikisht ariut për insinuatat dashakeqëse që u hodhën në adresë të tij. Ky rast, të nderuar koleg, është një leksion që herë tjetër nuk duhet të nxitohemi të përcaktojmë se kush është fajtori. Nuk ka gjë më të lehtë se të drejtosh sot gishtin e akuzës. Por të mos harrojmë se nëse drejtojmë një gisht ndaj tjetrit, kemi kthyer katër kundër vetes. Këtë jemi sot këtu apo jo?

Analisti 1. Pajtohem me parafolësit, por dua të nënvizoj se rasti i miut  nxjerr në pah nevojën e  llogaridhënies personale. Me këtë duhet të themi dhe të theksojmë fort  se përgjegjësia është individuale. Duke dënuar miun, ne, si shoqëri,  i tregojmë botës mbarë se të gjitha kafshët, pavarësisht nga madhësia apo ndikimi i tyre, u nënshtrohen të njëjtave standarde drejtësie. Kjo është drejtësia që duam!

Analisti  2: Përveç kësaj, duke theksuar fajin e miut, ne ruajmë integritetin e sistemit tonë të drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që simpatia ose faktorët e jashtëm të ndikojnë në gjykimin tonë. Vendimi i gjykatës duhet të bazohet vetëm në fakte. Dhe faktet flasin. Miu është kapur siç thonë njerëzit “me pelë në dorë”.

Analisti 3. Eshtë rasti të përmendim edhe punën e shkëlqyer që kanë bërë ujqërit. Mos të harrojmë që ishte një patrullë e tyre që kapi në flagrancë miun. Nevoja për drejtësi është e madhe, por të mos harrojmë edhe anën tjetër. Ujqërit që kryen detyrën dhe ariu që me ndërhyrjen e tij na shpëtoi të gjithëve nga tragjedia që mund të ndodhte orë e çast. Një falenderim për ariun kurajoz dhe një ndjesë publike edhe për thashethemet që u thanë në adresë të tij.  Njerëzit thonë: puno si ariu dhe ha si miu. Në rastin tonë është e kundërta: miu ka ngrënë si ariu! Kaq e thjeshtë është!

Papagalli. Duket se panelistët tanë  janë në linjë dhe më vjen mirë që debati sot u përqëndrua vetëm te faktet.  Duhet të theksojmë se vendimi përfundimtar i takon gjykatës, por siç e dimë  ka edhe një gjykatë të opinionit publik. Uroj që në këtë rast të dy gjykatat, t’i ngjajnë vëllezërve siamezë, që nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin.

Ndërsa ne përfundojmë këtë debat, ju bëj thirrje shikuesit tanë në gjithë xhunglën  të mendojnë në mënyrë kritike për kompleksitetin që rrethon këtë çështje. Përgjegjësia e miut dhe akti fisnik i ariut, padyshim që do të disktutohen gjatë në këtë studio.

Faleminderit panelistëve  tanë të nderuar për debatin. Nesër mbrëma do të flasim për vendimin e gjykatës.

Vendimi

Bufi vendosi syzet me kujdes dhe nisi të lexojë vendimin:

Pas shqyrtimit të kujdesshëm të provave dhe dëshmive të paraqitura, gjykata vendos shpalljen fajtor të miut, për veprat penale, të vjedhjes, shkatërrimit të pronës publike, cënimit të rendit dhe të sigurisë dhe genocid-it ndaj kafshëve. Miu dënohet me burgim të përjetshëm.

Sa i përket ariut, megjithë shkatërrimin e magazinës së grurit, është vërtetuar se veprimet e tij janë nxitur nga një shqetësim i sinqertë për mirëqenien dhe sigurinë e gjithë kafshëve të xhunglës. Ariu e ka kryer aktin e shkatërrimit në kushtet e tronditjes së fortë psiqike kur mori vesh aktin e pabesë të miut, veprimin e tij burracak pas shpine. Gjykata e shpall ariun të pa fajshëm. Në vendimin e saj  gjykata mori në konsideratë, personalitetin e ariut, mungesën e qëllimit keqdashës dhe rrethanat e paparashikuara të ngjarjes.

The court asks the prosecutor's office to open an investigation into the wheat poisoning.

It was announced today July 12, 2023.

The court's decision was broadcast live on television, and the moment the owl declared the bear innocent in the jungle, the party started, while the bear who watched the decision from the den with teary eyes said: the right sinks, but does not drown! Long live Justice!

Lini një Përgjigje