TAGS-AT E JAVËS

Forum2025-11-12 19:37:00

Pse ka marrë “zemër” krimi?

Shkruar nga Artur Ajazi

Pse ka marrë “zemër” krimi?

ndodh, si ka mundësi, që sot me mjetet dhe logjistikën e shumë dhe moderne, politika nxjerr gjithmonë pretekste se “ikën në vëmendjen e paditur” apo “nuk gjetëm provatin e duhur në vend të krimit”.

Krimi ka marrë superxhiro. Ai rekruton agjentë policie, oficerë policie, drejtore policie, madje dhe më lart. Pse ka marrë superxhiro krimi? Si ka mundësi që krimi i ndjek, e survejon dhe e skanon më shpejt se politika, çdo person të kërkuar. Si ka mundësi që drejtues politika, shefa komisariatesh, agjentë krimesh, paguhen nga krimi dhe bandat dhe nuk pyesin kur shkrehin kallashin?

Kush i ndihmon, kush i jep “zemër” kriminelëve? Natyrisht jo, natyrisht as uniformat e shtetit që dukshëm ndershmërisht me rrogën e tyre. Ministri del dhe thotë “jemi të sigurt” dhe pas 20 minutash vriten 2 persona. Drejtuesit e policisë dalin dhe deklarojnë se “kemi nën kontrolln dhe elementin kriminal” dhe hop pas 24 orësh vriten 1 në Berat, 2 në Shkodër, plagosen 3 në Vlorë, etj...Lista mbetet e madhe, por ajo nuk po mban nën kontroll më, është qetësia e saj. Vrasja në Rinas, tregimi i paaftësisë dhe implikimin e trupave dhe drejtuesve të policisë kriminale. Hetimet kanë fakte të reja. Nuk ka pasur energji elektrike në momentin e atentatit në mes të Aeroportit të Rinasit, nuk ka pasur si dhe 1 patrullë policie, e cila në ditë të zakonshme, gjendet aty në çdo minutë.

situata si ta kuptojmë ne kuptimin e kushteve të krijuara? Si mund të jemi të qetë ne, fjalë të tjera në kafene, në rrugë, në ambientet publike, kur kallashi kërcet mes ditës dhe mes sheshit? Krimi ka marrë dhe zemër është duke tejkaluar edhe forcat e shtetit. Dikur thonin se “qeveria e kap lepurin me qerre”, por këta nuk po i kapin kriminelët si me makina të reja super të shpejta. Dikur në kohën e “diktatorit”, me një “xhip” rus, bëhej zap gjysma e Tiranës.

ndodh, si ka mundësi, që sot me mjetet dhe logjistikën e shumë dhe moderne, politika nxjerr gjithmonë pretekste se “ikën në vëmendjen e paditur” apo “nuk gjetëm provatin e duhur në vend të krimit”. Dhe plot dhe plot sajesa të tjera, të cilat burimin e kanë tek lidhja e elementëve të veçantë në politikë, me krimin dhe bandat. Vrasjet ndodhin ditën me diell, mes qyteteve, mes ambienteve të njerëzve dhe politikave mbledhin gëzhojat dhe shtypin e tyre se “i vrarë sot ishte shpallur në kërkim nga ne”. Kështu do të vazhdojëmë, kështu do të mbetemi, duke u ankuar dhe duke mos reaguar fare, mbi gjendjen e krijuar? Ndergjegja qytetare mbetet ZERO dhe kjo natyrisht është një paragjykim që krimi është “trimëruar”.

Ne nuk denoncojmë, ne nuk njoftojmë, ne shmangemi, edhe kur e shohim kriminelin tek kapardiset majë makinave luksoze. Dhe e dini pse? Sepse qytetarët kanë mendimin dhe perceptimin se “policia i dekonspiron njoftimet e tyre dhe se policia bashkëpunon me krimin”. Natyrisht në radhët e Policisë Shtetit, ka edhe njerëz të mirë, të devotshëm, besnikë ndaj detyrës dhe ligjit, por ajo është pakicë. Ndaj mbetet detyrim urgjent i Ministrisë Brendshme, të reformojë radikalisht Policinë e Shtetit, ndryshe krimi do të bëjë ZAP shumë shpejt edhe vetë shtetin.

Lini një Përgjigje