TAGS-AT E JAVËS

Forum2025-10-10 10:01:00

University, knowledge and power

Shkruar nga Romeo Gurakuqi
University, knowledge and power
Romeo Gurakuqi

Public money destined for universities should be used rationally, directly for students, professors, increasing the quality of teaching, and scientific research.

Two months ago, the Prime Minister of the country, Mr. Edi Rama, held a meeting open to the public, with the rectors of Albanian universities. At the meeting, an infinity of rectors and all, in a country with so few genuine academic capacities, to establish only one real contemporary university, while the branches of study, in some of them, have no students at all. To welcome the Prime Minister's announcement, as I understood it, that the laws on universities and scientific research, written under the dictation of lobbyists, must be rebuilt, eliminating any artifice specifically included, by legislators remote-controlled by the permanent interveners in distortions, with the aim of a time: the longevity of caste rule. It was a first positive signal, as it has now been understood that the time for a drastic corrective intervention has arrived at the government's table, which was reinforced on Monday in Shkodra by the Minister of Education, Mrs. Mirela Kumbaro.

I think that the time to prepare for a radical correction of the higher education and scientific research system in Albania has been since it was realized that even after the 2015 reform, very little had changed: legitimate institutions of knowledge continued to be surrounded by diploma production lines, the payrolls of private universities continued to be used as washing machines for political and administrative purposes, while the trust of the public, parents, and students in the internal university system suffered a catastrophic decline.

The 2015 law, deformed in parliament by individual political interests, by the principles defined by the main drafters, must be changed and this change must now be prepared, not by interest groups, and even less by those with obscure self-ruling and caste-maintaining interests, but by an independent, national, temporary and inclusive commission, composed of Albanian scholars who live and work in international universities, experts from the European Commission or international institutions that support quality education, with the participation of those few internal specialists who have managed to maintain integrity in these times of distortions of understanding of the University and the Academy.

In fact, there is a truth: the same ones who have failed to create a proper school, the dormant and sleepy leaders in the service of the 'fraudulent' bosses of knowledge, could no longer be encouraged to continue in their happy calm! We cannot continue with these examples of conflict of interest between political functions of a time, personal enrichment and supposedly academic claims. It cannot be allowed any longer that individuals implicated at one time in the misuse of public funds, which they then channeled in the form of fictitious educational investments, continue to violate, unperturbed, to their detriment, the integrity of higher education and academia in Albania. With this concern of the Prime Minister, if we have understood correctly, all those who know the essence of the problem and have the responsibility for things to change agree.

It is time for reflection and radical correction, but this is not something that can be done in a meeting with formats such as the August 2025 meeting, where public interests embodied in state universities are unjustly mixed in the mess of private interests of phantom institutions, but in the government cabinet, with a completely different team, composed of those few people who know well the ruin in which the university and scientific system in Albania is located. And this team must separate once and for all, in terms of administrative rules, the two spheres: the public and state one, in law and in the forum, from the private one, also in law and in the forum, while maintaining the same academic standards.

Edhe pse me ligjin e vitit 2015, në mënyrë të sforcuar, nën ndikimin e lobistëve, që “ndikuan” dhe “ushqyen”, të madh dhe të vogël në shkrimin e deformuar nga parimet të ligjit, këto dy sfera, në mënyrë tinzare, u përzien si shërbestare të interesit publik, në fakt, ato dy grupe institucionesh nuk mund të bashkohen për shkak të interesave krejtësisht të ndryshme, të përkundërta madje, në aspektin e interesit në kupolat kontrolluese: tjetër është interesi publik, detyrimi shtetëror për arsim cilësor të financuar nga buxheti shtetit dhe tjetër interesi i biznesit privat i pakontrollueshëm në “dashurinë” e vet ndaj publikut. Dy përbërësit e sistemit duhet të ndahen dhe rregullohen me ligje te veçanta dhe duhet të kontrollohen përmes forumeve të veçanta, mbi respektimin e ligjit dhe standardeve universitare. Për rrjedhojë e ardhmja dikton rishkrimin e ligjit mbi universitetet, ose shkrimin e një të riu dhe zhveshjen e të vjetrit nga pjesa që kamuflon institucionet e rreme (them  vetëm për ata që janë të tilla, që ndërrojnë emrat e kompanive themeluese dhe vijuese, kryejnë falimentime fiktive, krijojnë skema të ndërlikuara kamufluese të transferimit të parave brenda dhe jashtë, etj.) në sistem. Në një shtet serioz që i ka përnjimend reformat, interesat publike të mishëruara universitet shtetërore, nuk mund të përzihen aq thellësisht në batërdinë e interesave private të institucioneve reale ose fantazmë, pa stafe të vërteta dhe me kontrata te ndryshueshme, që nuk respektojnë ligjin e vitit 2015.

Vështirësia praktike në reformim qendron në faktin që, për ta kryer këtë proces njimendësisht në sferën publike, krerët e mbërritun në maje, me këtë mënyrë kopsitjeje të proceseve zgjedhore dhe që nuk ikin me dekada nga pozicionet drejtuese, duhet të largohen nga pengmarrja e autonomisë dhe vetë institucioneve publike.

Pyetja është si mund të ndodhë ky çlirim, ndërkohë që ligja mbron autonominë dhe detyron zgjedhjet?! Pikërisht kësaj pyetjeje do të duhet t’i jepet një përgjigje teknike, d.m.th. po ligjore, e cila do të duhet të arsyetohet me nevojën rindërtuese të universiteteve, bazuar mbi cilësinë e stafeve dhe udhëheqësisë universitare. Mendoj se do të  duhet të kalohet, përmes një periudhe tranzitore, gjatë së cilës autonomia, në sferën e rindërtimit të stafeve dhe drejtimit, do të duhet të bashkëshoqërohet me verifikimin e përputhshmërisë së kuadrit mësimdhënës me arritjet profesionale dhe shkencore, sipas degëve të studimit, një ndërhyrje të një ekipi të naltë çertifikues të nivelit të drejtuesve, që njëkohësisht ndërton bazën e të dhënave të burimeve të reja të kualifikuara, që nuk i kanë dalë të çajnë muret e padepërtueshme të mediokritetit rrënues të universiteteve aktuale. Urdhnimi i kohës është se Kastat e Tarafeve, që mbrohen në emër të autonomisë, nuk mund të vijojnë më tutje, ndërsa universiteti do të duhet të ribëhet në kuptimin e kuadrit dhe organizmit esencial të funksionit.

Thanun ndryshe, së sferën publike mendoj se duhet të ndodhë: 1.Thyerja dhe çmontimi i kastave shumëvjeçare që kanë zënë pambarimisht komandën e punëve, vendimarrjen, regjinë e koperturave, sistemin e rekrutimit dhe të rivendoset meritokracia konkurenciale, bazuar në indikatorët e përformancës së punës shkencore dhe pedagogjike: pikërisht kastat e çimentuara si  oktapodër në institucione, janë barrierat që pengojnë, jo vetëm zbatimin korrekt të ligjit, por edhe të diplomuarit jashtë vendit të integrohen në sistem, ata të paktët profesorë të mbetur në Shqipëri, që meritojnë të hyjnë në konkurrim të ndershëm dhe të japin kontribut në sistemin universitar shqiptar.

Pyetja është pse krijohen këto Kasta, këto Pushtete Absolute të Pakonkurueshme, në çdo hapësirë të lënë me ligj “indipendente” në këtë vend?! Si mund të dilet nga ky rreth i çmendur damtues në të cilin është futur shoqëria jonë?! 

E gjitha është e lidhur me kulturën e një shoqërie me shpirt të ngërthyer në prapambetjen e trashëguar, por është lidhur edhe me qasjen e gabuar të rindërtimeve institucionale, me ndikimet politike dhe të tarafeve krahinore, që më vonë krijojnë atë pushtetin e vogël institucional që siguron para, që vjen nga buxheti, nga individi, nga shkëmbimi i interesave dhe vendeve të punës, të kopsitura tërësisht jashtë rregullave shtëterore, frymës së lirisë konkurenciale dhe përpjekjes për lumturi në një shoqëri. Sikurse në çdo cep të shoqërisë institucionale edhe Dija është kapërthyer nga e pavërteta, formalizmi, prapambetja uluritëse në të gjitha aspektet, pedagogjike, shkencore dhe të administrimit, ndërsa rendja drejt naltësisë në shumë raste lidhet me yryshin drejt parasë, pushtetit dhe shërbimin ndaj kastës së fuqishme politike.

Dhe këtu vijmë tek momenti i dytë i ndërhyrjes: 2. Paraja publike e destinuar për universitetet duhet të përdoret racionalisht drejtpërdrejtë për studentin, pedagogun, rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimin shkencor. Dhe për të gjitha këto, jo vetëm ka shumë pak para, por edhe ajo që jepet nuk mbërrin në destinacion, për shkak të vendosjes, ngritjes së disa strukturave të ideuara për vende të zhvilluara dhe implementuara artificialisht në një vend aq të prapambetur dhe në javashllëk si Shqipëria: Bordet e Administrimit, Agjencitë e Kërkimit Shkencor që janë programuar për të mos e dërguar paranë tek kërkuesit e vertëtë, por të mjeshtrat e kotësisë dhe shërbimet dytësore.

Çdo aspekt investimesh do të duhet të hiqet nga administrimi universitar dhe akademik i bordeve të rrënimtarve dhe të vendoset nën kujdestarinë dhe përgjegjësinë e një Ministrie për Universitetet dhe Kërkimin Shkencor, tanimë, dikaster i veçantë i ekzekutivit, i depolitizuar në çdo hallkë. Me këtë rast, shkolla e lartë dhe kërkimi shkencor në vend, do të kenë, jo vetëm një buxhet me vete, por edhe shumë më të lartë, siç është kërkuar nga konsulentët e ligjit të vitit 2015. 

3. Një universitet vlen sa vlen profesorati i tij. Për fat të keq, dekadat e fundit kanë shënuar shkatërrimin e këtij profesorati financiarisht, paralelisht me rrënimin e pjesës tjetër të klasës së mesme, por dhe mbushjen e departamenteve me klane servile, pa asnjë profesionalizëm apo profilizim akademik, të cilat ekzistojnë aty vetëm për të votuar kastat e përjetshme që transferojnë poste dhe trashëgimi mediokre institucionale. Ata vetë nuk lexojnë, nuk studiojnë dhe nuk merren me kërkim shkencor. Nuk bëjnë gjë tjetër veçse i bëjnë temena ndonjë drejtuesi “stoik”, i cili prej dekadash lëviz nga posti i shefit të departamentit në atë të dekanit, zëvëndës-rektorit, rektorit, të zhytur në stanjacion rrotullues dhe të paaftë të sjellin qoftë edhe një përmirësim të vogël në sistemin e edukimit dhe kërkimin e mirëfilltë shkencor. Natyrshëm shtrohet pyetja: a mund të ketë Shqipëria të paktën një, dy apo tre universitete të mirëfillta? Unë besoj se po, mbasi kapacitetet ekzistojnë, por për këtë nevojitet një reformë e thellë dhe e mirëmenduar.

Duhet ngritur një projekt pilot i udhëhequr nga një bord i posaçëm, për të riorganizuar stafin akademik cilësor të mbetur në Shqipëri brenda departamenteve të një universiteti të përzgjedhur për rindërtim të pilotuar, i cili do të duhet t’i nënshtrohet një rithemelimi rrënjësor në strukturë dhe programe. Kjo nismë duhet të shoqërohet me: paga konkurruese për stafin akademik; mundësi për integrimin e akademikëve të arsimuar jashtë vendit; vendosjen e një meritokracie të vërtetë, të bazuar në tregues të qartë të performancës shkencore dhe mësimore; zbatimin strikt të standardeve profesionale; pastrimin e njësive akademike nga elementët e kotësisë joproduktive, jashtë profileve të shkencës përkatëse. 

Një qasje e tillë mund të zbatohet fillimisht në një nga universitetet publike, sipas vlerësimit të programuesve të rinj të reformës që po propozohet parimisht. Në këto institucione kërkohet një rishqyrtim i plotë i burimeve njerëzore të çdo departamenti, duke sjellë në njësitë bazë akademikët më të mirë të momentit, të përzgjedhur mbi bazën e meritës së dëshmuar, të cilët do të duhen mirëpaguar. Rikrijimi i Stafeve për të rritur besimin në cilësinë. Këtë proces duhet ta udhëheqë Ministria e re e Universiteteve dhe e Shkencës, nën varësinë e së cilës do të duhet të kalojnë edhe Institutet e Albanologjisë, përmes një bordi konsultativ të posaçëm, që nuk mund të ndërtohet më siç është ndërtuar KALSH-i i sotëm, për fat të keq, klientelist.

Menjëherë pas kësaj, mendoj se duhet të bëhet rivlerësimi dhe rritja e pagave në një nivel bashkëkohor e të pranueshëm, sepse pa paga dinjitoze nuk mund të ekzistojë një profesorat i mirëfilltë, as kërkim shkencor i pavarur dhe as pavarësi intelektuale, që është e garantuar edhe në ligjin e vitit 2015, në fakt. 4. Biblioteka si zemra e një institucioni universitar. Investimet duhet të derdhen pikërisht këtu, në pasurimin e tyre me literaturen e profilizuar dhe në sistemin e aksesit ne bibliotekat on-line. 

Mirëpo ne kemi ndërtuar spontanisht edhe një sferë private të arsimit të lartë të tejskajshme në numër dhe jo të vogël në studentë. Prandaj vëmendje e posaçme do të duhet t’i kushtohet arsimit të lartë privat. Ky sistem, tanimë i papërzier më atë publik, duhet të forcohet nën ligj dhe nën garanci të pakthyeshme shtetërore, duke e vendosur në të njëjtin nivel përgjegjësie me sistemin publik, duke eliminuar çdo hapësirë për shpërdorim financiar apo akademik. Qëllimi nuk është penalizimi, por garantimi i cilësisë së diplomës shqiptare në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, qëndrueshmëria e universiteteve dhe e stafeve të tyre, plaga më e madhe e shkaktuar këto kohë: dhuna permanente ndaj  profesoratit. Dhe qeveria nuk mund të mbyllë sytë para kësaj më, por duhet të marrë masa të detyrueshme: 1. Garancia financiare dhe statusi jofitimprurës: Të gjitha universitetet private duhet të regjistrohen si fondacione jofitimprurëse me fondet themeluese të ngrira, të audituara çdo vit nga Auditi i Ministrisë. Çdo tepricë financiare duhet të investohet në kërkim shkencor, bibliotekë, laboratorë dhe përmirësim të stafit, por nuk mund të kalojë si fitim për ndërtim pallatesh nga pronarët. Vendosja e një “Fondi Garancie” për mbrojtjen e studentëve dhe profesoratit në rast mbylljeje apo humbje liçence. 2. Rishqyrtimi i diplomave dhe akreditimi retrospektiv: Një task-forcë kombëtare, me pjesëmarrje të ekspertëve të huaj, të kryejë auditim retrospektiv të të gjitha diplomave të lëshuara nga viti 2000 e këtej. 3. Standardet e profesoratit dhe mbrojtja e tenureship-it: Minimumi 70% e stafit akademik të jetë me angazhim të plotë, me tituj shkencorë të njohur ndërkombëtarisht dhe me afat shumëvjeçar të verifikueshëm të qendrueshmërisë; Tenureship-i të mbrohet me ligj, duke ndaluar largimet arbitrare të profesorëve për arsye joshkencore. Paga të indeksuara me sistemin publik dhe tregun rajonal, për të shmangur konkurrencën e pandershme mbi bazën e kostos së ulët të punës akademike. 4. Kontrolli i kontratave dhe stabiliteti i stafit: Verifikimi i të gjitha kontratave të 20 viteve të fundit për shkelje të ligjeve të vitit 2008 dhe 2015 mbi të drejtat e profesoratit dhe kompensimi i të dëmtuarve të harruar nga moskujdesi i shtetit. Universitetet që kanë ushtruar rotacion të pajustifikuar të stafit duhet të penalizohen me heqje të akreditimit për një periudhë të caktuar. 5. Përmbajtja akademike dhe infrastruktura: Çdo universitet privat të ketë bibliotekë me fond minimal prej 30.000 titujsh në gjuhë origjinale dhe akses të plotë në bazat ndërkombëtare të të dhënave shkencore.

To have functional laboratories for each discipline and teaching environments certified according to ENQA (European Association for Quality Assurance in Higher Education) standards. 6. Transparency and public reporting have become a necessity, due to the slippages between filters: every private university is required to publish a detailed, publicly verifiable financial and academic report every year on: the quality of teaching, student employment, scientific research results and the use of funds. 7. Harmonization with international standards: a) Licensing and periodic accreditation to be carried out only if the standards of the “Bologna Process” and “European Standards and Guidelines for Quality Assurance in Higher Education” are met. (b) Periodic control by foreign accreditation agencies, to avoid formal self-monitoring. Anyone who intends to continue the activity or establish a private university must meet these irreversible conditions. Otherwise, the license should be suspended and students should be offered the right to transfer to another accredited institution. 8. Internationalization, which begins, not with the emphasis on recruiting students from third world countries, but with building real partnerships with Western universities, which constitutes a real challenge.

I wrote these lines at a time when the ugly cup has been filled, when injustice, institutional capture and the rule of ignorant and uneducated castes have replaced meritocracy, plunging Albanian society into uncertainty and distrust. Today is the time for a true reprogramming of the state, with radical reforms also in higher education and scientific research, breaking the closed structures controlled by only one person at the head of a caste, or a structured group, separating the public from the private sphere, restoring competition on the basis of merit and guaranteeing the fair use of public funds. Only a government guided by reason, law and competence, which relies on knowledge and integrity, can reform and certify the universities and scientific institutions that our country deserves. This is the order of the times and the responsibility of the executive: paving the way for a fair, honest and competitive Albania in Europe, also in the field of knowledge.

romeo gurakuqi pushteti

Lini një Përgjigje