Krim në një familje në Fier, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuman në Fier ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten.
Mësohet se autori i ngjarjes, një 80 vjeçar i identifikuar si Shefit Rrapaj, ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75-vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në banesën e çiftit, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar provat dhe për të sqaruar dinamikën e këtij krimi të rëndë.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, njofton Policia e Fierit.
Lini një Përgjigje