Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, afër vendit te quajtur Ura Gjole.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetra, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Bëhet me dije se prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira ne rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Lini një Përgjigje