Leonard Duka, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019 ka dëshmuar sot në GJKKO.
Duka iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Behar Dibra.
"Nuk e di pse jam këtu", është shprehur Duka.
Para prokurorëve ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe më pas e ka marrë vesh për ngjarjen.
“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Kur më shoqëruan kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin. Kemi pasur shoqëri të përbashkët.”, mësohet se ka thënë Duka.
Leonard Duka u ekstradua nga Belgjika në gusht të këtij viti.
Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.
Leonard Duka njihet edhe si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat.
Duka është arrestuar në vitin 2019-n kudër të një operacioni për luftën kundër trafikut të drogës. Po ashtu ai ka qenë në kërkim për një atentat, por të pasuksesshëm.
Dosja Hetimore
Konflikti midis Dukës dhe Martinaj ka nisur për shkak të një debati që Leonard Duka ka pasur me Santiago Malkon, shtetasin e vrarë me datë 27 Gusht 2019 në Tiranë.
I cili rezulton se ka dhunuar babain e Leonardit, shtetasin Muhamed Duka.
Santiago Malko që dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme ne fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër jetës ishte lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit.
Pikërisht pas vrasjes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj bën përgjegjës për ekzekutimin e mikut të tij Leonard Dukën dhe lidhjet e tij.
Nga ku Martinaj fillon të investohet për të vrarë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe lidhjet e tyre shoqërore.
Ndërkohë që nga krahu tjetër këta persona investohen për të vrarë Ervis Martinajn, Erigers Mihasin dhe njohjet e tyre.
Lini një Përgjigje