TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-06-14 15:37:00

Dyshohej për rrjedhje gazi në banesë, zjarrfikësit gjejnë 14 kg drogë; arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohej për rrjedhje gazi në banesë, zjarrfikësit

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në banesën e tij u gjetën 14 kilogram lëndë narkotike.

Droga ishte e ndarë në kallëpe dhe e futur në 3 thasë të ndryshëm me logo të markave të veshjeve.

Gjithçka nisi me ndërhyrjen e zjarrfikësve në banesë pasi dyshohej për nje rrjedhje gazi. Sapo kanë parë lëndën narkotike, ata kanë njoftuar policinë e cila ka sekuestruar sasinë e drogës.

Gjatë operacionit nga policia, në banesë ka arritur edhe 30-vjeçari shqiptar, i cili përdorte pronën.

Lini një Përgjigje