TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-11-02 16:06:00

Atentati që tronditi Shkodrën, zbardhet itinerari i makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit; autorët i kanë ndjekur për disa kilometra

Shkruar nga Pamfleti

Atentati që tronditi Shkodrën, zbardhet itinerari i makinës

Grupi hetimor ka mundur të hapë pamjet nga disa kamera të sigurisë në qytet, duke zbardhur intinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.

Disa ditë pas masakrës në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona mes tyre dhe një qytetare e pafajshme në rrugë, po punohet për identifikimin e autorëve të krimit.

Grupi hetimor ka mundur të hapë pamjet nga disa kamera të sigurisë në qytet, duke zbardhur intinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.

Rreth orës 3 të pasdites së 30 tetorit, automjeti S Class, me targa të Kroacisë, ka qenë duke lëvizur në lagjen Zdrale, pranë stadiumit  “Loro Borici” ndërsa më pas i është drejtuar lagjes Rus Maxhar. Makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ka marrë rreth rrotullimin tek vendi i quajtur Ura e Maxharrit, ka vazhduar në rrugën Tuzi, për të dal tek rrethrrotullimi “5 Heronjt e Vigut”.

Kjo rrugë kalon paralelisht me lagjen “Dobraç”, ndërsa automjeti Range Rover i autorëve, sipas hetimeve të deritanishme i ka ndjekur për disa kilometra. Autorët u janë afruar viktimave, rreth dy kilometra pasi kanë kaluar “Urën e Maxharrit”.

Pasi kanë kryer atentatin ne Dobrac, Range Roveri i autorëve është drejtuar për tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut dhe më pas ka humbur gjurmët nëpër rrugicat e fshatit Golem, ku edhe është gjetur i djegur.

 

 

Lini një Përgjigje