TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-03-13 10:54:00

I shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm, arrestohet 61-vjeçari italian në Rinas

Shkruar nga Pamfleti
I shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm, arrestohet
Foto ilustruese

Policia në Rinas ka vënë në pranga një shtetas italian 61-vjeçar, i identifikuar si Vito Cardinale.

Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet se i ka shkaktuar shtetit francez një dëm financiar prej rreth 2.5 milionë eurosh, duke shmangur pagesën e TVSH-së gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze.

Nga hetimet rezulton se 61-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Parisit në vitin 2024 me dy vite burg për këtë çështje.

"I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi.", njofton policia.

Lini një Përgjigje