TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-12-30 07:12:00

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, Admir Lika futet në lokal dhe qëllon 33 vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, Admir Lika futet në lokal dhe

Një sherr mes dy personave ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.

30 vjeçari Admir Lika ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika.

Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33 vjeçarin.

Më pas është njoftuar policia e Kurbinit e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e traumës./abcnews.al

kurbin plagosje me armë zjarri

Lini një Përgjigje