TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-07-25 22:37:00

Sherr për pronën në Thumanë, plagosen me armë dy persona; njëri prej tyre efektiv policie

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për pronën në Thumanë, plagosen me armë dy

Njëri prej tyre mësohet se është efektiv police i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.

Dy të plagosur është bilanci i një konflikti pronësie mes dy kushërinjve në Mamurras. Njëri prej tyre mësohet se është efektiv police i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.

Bëhet me dije se dy kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në këmbë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për efektivin, Sahit Ahmetaj (Sela), i cili është konfliktuar me kushëririn e tij Adrian Sela. Efekti mësohet se ka përdorur armën e shërbimit në konflikt.

Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje